Al Kaida vret dhjetë njerëz në Irak
1 Dhjetor 2007Reklamë
Luftëtarë të rrjetit terrosit të Al Kaidës vranë në një fshat irakian të paktën dhjetë njerëz. Përveç kësaj si pasojë e sulmit të kryer në provincën e trazuar Dijala janë plagosur edhe disa civilë të tjerë, njoftoi policia. Dijala konsiderohet si një prej rajoneve më të rrezikshme në vendit dhe si çerdhe e mbështetësve të Al Kaidës irakiane.