Avionë luftarakë për Ukrainën - po përgatiten furnizimet?
5 Shkurt 2023Në Ukrainë analistët ushtarakë janë të bindur, se vendi brenda pak muajsh do të zotërojë avionë perëndimorë luftarakë. "Tema e avionëve luftarakë është në rend të ditës, dhe mendoj, se zgjidhja do të jetë brenda pak muajsh", tha në Kiev për DW, analisti ushtarak, Taras Khmut. Që në "pjesën e dytë të vitit, ndoshta në fund të vitit ato mund të jenë në Ukrainë." Analisti ukrainas është i bindur rreth "99,8%" se është marrë "vendimi politik". Sipas tij zbatimi praktik për avionët luftarakë që tani ka shkuar deri në "70%". Vërtet që ka shenja, se diskutimi i Kievit me më shumë se 50 vendet mbështetëse të grupit të kontaktit të Ukrainës nën drejtimin e SHBA ka ecur përpara dhe se vlerësimi ukrainas është më pranë planeve faktike, se debati për avionët luftarakë në perëndim, sidomos në Gjermani.Kancelari Scholz refuzon avionët luftarakëri Scholz në një intervistë për "Tagespiegel" u shpreh se furnizimet me avionë luftarakë nuk janë në rend të ditës.
"Këtu bëhet fjalë për armatim me një potencial më të madh strategjik, që do të ndikojnë shumë në ecurinë e luftës, shumë më tepër se tanket", është i mendimit eksperti ushtarak nga Kievi, Khmut. Në mesin e shkurtit takohet sërish në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein Grupi i Kontaktit. Andrij Jermak, këshilltar i presidentit ukrainas shkroi se "puna për sigurimin e avionëve luftarakë F-16 vazhdon". Sipas Jermak Ukraina ka marrë sinjale pozitive nga Polonia. Kurse "New York Times" përgjigjen negative të Joe Biden ndaj pyetjes së një gazetareje para disa ditësh, nëse SHBA do të dërgojnë avionë luftarakë F16 në Ukrainë e interpreton si një model të njohur. Fillimisht Ukraina kërkon publikisht armë moderne, gjë që refuzohet nga administrata e Bidenit. Kjo pastaj propozon në heshtje që Ukraina të marrë të njëjtën tip armësh më shpejt nga aleatët perëndimorë, kështu fillon debati e vazhdon, derisa në fund Uashingtoni hap dyert për sisteme të tjera armësh. Një model që përsëritet me synimin për të çorientuar Kremlinin.
Instituti amerikan kritikon hezitimin gjerman
Në një kohë që debatet disamujore për furnizimin e Ukrainës me tanke perëndimorë luftarake si Leopard 2 nga prodhimi gjerman, mund të kenë përshpejtuar vendimin për avionët luftarakë perëndimorë. Në frontet në lindje dhe jug të Ukrainës, ushtria ruse ka filluar ofensivën në disa zona. Ushtria ukrainase pas rifitimit të territoreve deri në fund të verës 2022 është sërish nën presion. Në Uashington ka kritika për hezitimin e kancelarit Scholz. "Vonesat e vazhdueshme të vënies në dispozicion të materialit perëndimor, kur bëhej e qartë se ai nevojitet ose do të nevojitet shumë shpejt kanë çuar në zgjatjen e konfliktit", shkroi në fund të janarit, Instituti për Studimet e Luftës, "Institute for the Study of War (ISW)".
Vërtet që premtimet gjermane për tanke luftarake janë të rëndësishme për ofensivat e tjera, por vonesat ndoshta kanë bërë që Ukraina të mos ketë shans për një kundërofensivë këtë dimër, sipas ISW. Edhe Nico Lange, ekspert ushtarak për Ukrainën nga Konferenca e Sigurisë në Mynih shkruan në një blog për një "shans të humbur për Ukrainën". Rusia ka pasur "kohë të rrisë dendësinë e trupave, të forcojë pikat e mbrojtjes dhe trajnojë dhe të afrojë trupa të reja". Por në të njëjtën kohë shtetet mbështetëse të Ukrainës nën lidershipin amerikan ranë dakord në fund të janarit për hop cilësor në drejtim të mbështetjes së Ukrainës me tanke luftarake.
Avionë të vegjël luftarakë të shpërndarë në Ukrainë?
Instituti i njohur londinez, Royal United Services Institute (RUSI), që këshillon forcat e armatosursa britanike që në fillim të nëntorit, në fazën e debatit për tanke luftarake kishte kërkuar avionë luftarakë për Ukrainën. "Aviacioni luftarak ukrainas ka nevojë për avionë perëndimorë modernë dhe raketa", për të mbajtur në distancë aviacionin luftarak rus. Sipas institutit edhe "një numër i vogël avionësh perëndimorë luftarakë do të kishte një efekt të madh kërcënues", shkruan eksperti Justin Bronk. RUSI rekomandon shpërndarjen e avionëve luftarakë perëndimorë në grupe të vogla në Ukrainë.
Sipas Bronk "çdo avion luftarak perëndimore që jepet si furnizim shpejt ose në plan afatmesëm duhet të jetë në gjendje të veprojë i shpërndarë, me ekipe të vogla dhe aparatura mobile që të fluturojë edhe nga pista jo të përshtatshme fluturimi për të mënjanuar neutralizimin nga sulmet e raketave ruse." Sipas zëdhënësit të aviacionit luftarak ukrainas, Jurij Ihnat për televizionin francez, Ukraina duhet të ngrejë 5 briagada aviacioni luftarak me një tip të vetëm avioni perëndimor shumëpërdorimësh. Për momentin sipas tij bëhet fjalë "se cili tip avioni do të jetë".